Mjekët kritikuan pushtetin për shkak të masave jokonsekuente antiepidemike

Foto: arkiv

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për mbylljen e lokaleve të natës dhe të diskotekave si dhe për organizimin e veprimtarive sportive pa publikë aty ku nuk mund të sigurohet distanca e domosdoshme.

Bashkimi kritikon pushtetarët se përderisa  lejojnë që të frekuentohen diskotekat dhe lokalet e natës, ndeshjet futbollistike, dalin me urdhër me të cilin pezullojnë pranimin e planifikuar dhe veprimtarinë e planifikuar operative në institucionet shëndetësore në rajonet me sëmundshmërinë mbi 120 veta për 100 mijë banorë.

Bashki të veçanta si ajo e Sofjes dhe ajo e Shumenit tashmë në nivel vendor morën vendim për mbylljen e lokaleve të natës.


Më shumë nga rubrika

Mostrat pozitive për Covid-19 janë 1426

Rastet e reja të Covid-19 për ditën janë 1426 nga 10 473 teste të kryera. 13.6 për qind e mostrave ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5629 pacientë u shtruan në spital, prej tyre 452 në njësitë e kujdesit intensiv. Për..

botuar më 21-03-07 9.57.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 364

Kulmi i pandemisë në Bullgari do të vazhdojë edhe 2-3 javë të tjera Ky është kulmi i fundit i epidemisë me Covid -19 në Bullgari, i cili pritet të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Këtë e komentoi për BNT Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror..

botuar më 21-03-06 5.39.MD

Qeveria po alokon më shumë se 2 milion euro për muzikantët e pavarur

Gati 1000 muzikantë do të marrin rreth 2000 euro ndihmë të njëherëshme, njoftoi BTA, duke cituar Kryeministrin Bojko Borisov. Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri theksoi se kompensimi jepet për periudhën e pandemisë, në të cilën industria e..

botuar më 21-03-06 5.29.MD