Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 231

Foto: Pixabay

Spitalet ndalojnë pranimet e planifikuara mbi 120 raste të Covid-19 për 100 000 banorë

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov nga 25 tetori spitalet në krahinat me sëmundshmëri mbi 120 veta për 100 mijë banorë pezullojnë pranimin e planifikuar dhe operacionet e planifikuara.

Të gjitha institucionet mjekësore në krahinat përkatëse janë të detyruar të hapin struktura Covid me minimum 10 për qind nga numri i përgjithshëm i shtretërve që disponojnë.

Në spitalet e krahinave me sëmundshmëri nga 60 deri në 119 veta për 100 mijë banorë ndërpriten operacionet e planifikuara. Ata detyrohen të hapin struktura Covid me minimum 5 për qind nga shtretërit që disponojnë.

Ndalesa nuk ka të bëjë me pacientët me sëmundje onkologjike dhe onkohematologjike, si dhe për aktivitetet e riprodhimit të asistuar dhe lindjet.


Mjekët kritikuan pushtetin për shkak të masave jokonsekuente antiepidemike

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për mbylljen e lokaleve të natës dhe të diskotekave si dhe për organizimin e veprimtarive sportive pa publikë aty ku nuk mund të sigurohet distanca e domosdoshme.

Bashkimi kritikon pushtetarët se përderisa  lejojnë që të frekuentohen diskotekat dhe lokalet e natës, ndeshjet futbollistike, dalin me urdhër me të cilin pezullojnë pranimin e planifikuar dhe veprimtarinë e planifikuar operative në institucionet shëndetësore në rajonet me sëmundshmërinë mbi 120 veta për 100 mijë banorë.

Bashki të veçanta si ajo e Sofjes dhe ajo e Shumenit tashmë në nivel vendor morën vendim për mbylljen e lokaleve të natës.


Mbyllin lokalet e natës në Sofje

Për dy javë mbyllen lokalet e natës në Sofje. Këtë e tha kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Vendimi u miratua nga shtabi bashkiak i krizës dhe Inspektorati Shëndetësor i Kryeqytetit.

Universiteteve u rekomandohet të kalojnë te studimi online, ndërsa punëdhënësve –nëpunësit të punojnë nga distanca atje ku është e mundshme.

Rritja e numrit të të hospitalizuarve dhe atyre që kanë nevojë për mjekim në pavijonet intensive përbën një sfidë serioze për sistemin shëndetësor të qytetit, paralajmëroi Fandëkova.

Ajo theksoi, se ritmi i lartë i rritjes së numrit të të inferktuarve e vuri Sofjen në zonën e kuqe. Prandaj është e domosdoshme të bëhet çmos për të ndërprerë këtë proces.

Vazhdon kontrolli i përforcuar për mbajtjen e maskave dhe për respektimin e distancës në transportin urban.


U hoq karantina e kryeministrit

Inspektorati Shëndetësor i Sofjesnjoftoi se u hoq karantina e kryeministrit Bojko Borisov pas rezultateve negative të PCR teste dy ditë me radhë.

Më herët u njoftua, se Inspektorati Shëndetësor i Sofjes e vuri nën karantinë kryeministrin Bojko Borisov, ministren e zhvillimit regjional Petja Avramova, ministrin e financave Kirill Ananiev dhe ministren e bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Desisllava Taneva.

Shkak u bë udhëtimi i tyre me zëvendës ministrin e zhvillimit regjional Nikollaj Nankov, i cili shpalli se është pozitiv për Covid-19, njoftoi BTA.

Para kësaj Borisovi shpalli se vet u izolua megjithëqë testi i tij PCR është negativ.


1 589 raste të reja të koronavirusit në Bullgari

1 589 janë raste e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 16.16 për qind nga 9 831 PCR testet e realizuara.

Më shumë të infektuar ka në Sofje – 594, të ndjekur nga Pllovidvi me 147 dhe Bllagoevgradi – 109.

Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Vdiqën 13 veta dhe me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve me Covid-19 në Bullgari bëhet 1077.

Në spital ndodhen 1886 veta me infeksionin e koronavirusit, prej tyre 127 në reparte intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 269 veta.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri është kundër mbylljes së plotë të ekonomisë

Kryeministri është kundër mbylljes së re të plotë të vendit për shkak të përhapjes së Covid-19, megjithëqë presioni mbi sistemin shëndetësor është tepër serioz, sipas tij kufizimet nuk duhen të jenë të tepërta, sepse vendi ynë ka nevojë për ekonomi..

botuar më 20-11-23 7.04.MD

Ministri i shëndetësisë propozon shtrëngimin e masave kundër Covid-19

Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të mbijetojë. Këtë e tha në një brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas..

botuar më 20-11-23 6.48.MD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 261

Ministri i shëndetësisë propozon shtrëngimin e masave kundër Covid-19 Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të..

botuar më 20-11-23 5.54.MD