Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 233

Foto: Pixabay

Në kushtet e Covid-19 spitalet duhet të jenë solidare

Në spitalin e urgjencës “Pirogov” shtojnë numrin e shtretërve në repartet intensive. Këtë e njoftoi drejtori i spitalit profesor Asen Balltov. Imponohet që edhe një etazh i tërë të mbyllet për mjekim të 60 vetave nga personeli, të cilët janë të sëmurë. Sipas profesorit Balltov 13 spitale në Sofje nuk mund të pranojnë tërë rrymën e të sëmurëve me koronavirus të cilët kanë nevojë për mjekim aktiv. Prandaj është e domosdoshme që të gjitha spitalet në mënyrë solidare t'i pranojnë këta pacientë.


Organizata të pacientëve ngulin këmbë që kujdesi për të sëmurët kronikë të mos ndalet

Disa organizata të pacientëve në Bullgari dënuan urdhrin e ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov për ndërprerjen e pranimit të planifikuar dhe të operacioneve të planifikuara në spitalet në vend.

Organizatat insistojnë që Ministria e Shëndetësisë të sigurojë mjekim për të gjithë pacientët nëpërmjet caktimit të spitaleve të gjelbra ose të korridoreve të gjelbra shëndetësore.


Saktësuan kushtet dhe rendin e kalimit drejt formës së mësimdhënies në distancë

Shkollat mund të kalojnë drejt mësimdhënies në distancë pasi marrin leje nga Ministri i Arsimit me propozim të drejtorëve të shkollave, bëri të ditur Ministria e Arsimit, transmetoi BTA.

Propozimi për këtë formë të mësimdhënies do të bëhet nga drejtorët e krahinave, ku ka situatë më të rëndë epidemike, dhe ato janë vendosur në zonën e kuqe, ose në atë me ngjyrë portokalli, si dhe kur në shkollë është rritur numri i të sëmurëve, i atyre, të cilët janë në karantinë, kur rritet numri i rasteve pozitive të Covid-19, ose i rasteve të gripit.


Punëdhënës dhe hotelierë u takuan me ministrin e turizmit

Përfaqësues të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari dhe të Asociacionit të Hotelierëve dhe Restoranteve në Bullgari u takuan me ministren e turizmit Marijana Nikollova. Përfaqësuesit e të dy organizatave ngulën këmbë për koordinimin e masave të ardhshme antiepidemike me të gjithë përfaqësuesit e degës turistike.

Ministrja Nikollova theksoi, se është me rëndësi të dëgjohet zëri i biznesit dhe shtoi se përpjekjet e ministrisë janë të orientuara te zhvillimi i ardhshëm i sektorit turistik në Bullgari.


Kryeprokurori i Bullgarisë është nën karantinë

Ivan Geshev  vetë u izolua, për shkak të testit pozitiv të një pjesëtari nga familja e tij. Vet ai shpalli në profilin e tij social në Twitter, se e ka vënë vet veten nën karantinë, në pritje të udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore. Ai nënvizoi se, “me shembullin personal dhe duke respektuar rregullat, çdo një u ndihmon mjekëve  në luftën e tyre me pandeminë” dhe iu uroi “shëndet të gjithëve”.


14.5% janë të infektuarit me Covid-19 nga 2 257 teste të realizuara

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar 327 raste të reja të Covid-19. Nga 2 257 PCR testet 14.5% janë pozitive. Në spital mjekohen 2036 veta, 146 prej të cilëve janë në repartet intensive. Të shëruarit janë 122, ndërsa të vdekurit me Covid-19 – 10 veta. Të vdekurit që nga fillimi i pandemisë janë 1094 veta.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD