Në kushtet e Covid-19 spitalet duhet të jenë solidare
Në spitalin e urgjencës “Pirogov” shtojnë numrin e shtretërve në repartet intensive. Këtë e njoftoi drejtori i spitalit profesor Asen Balltov. Imponohet që edhe një etazh i tërë të mbyllet për mjekim të 60 vetave nga personeli, të cilët janë të sëmurë. Sipas profesorit Balltov 13 spitale në Sofje nuk mund të pranojnë tërë rrymën e të sëmurëve me koronavirus të cilët kanë nevojë për mjekim aktiv. Prandaj është e domosdoshme që të gjitha spitalet në mënyrë solidare t'i pranojnë këta pacientë.
Organizata të pacientëve ngulin këmbë që kujdesi për të sëmurët kronikë të mos ndalet
Disa organizata të pacientëve në Bullgari dënuan urdhrin e ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov për ndërprerjen e pranimit të planifikuar dhe të operacioneve të planifikuara në spitalet në vend.
Organizatat insistojnë që Ministria e Shëndetësisë të sigurojë mjekim për të gjithë pacientët nëpërmjet caktimit të spitaleve të gjelbra ose të korridoreve të gjelbra shëndetësore.
Saktësuan kushtet dhe rendin e kalimit drejt formës së mësimdhënies në distancë
Shkollat mund të kalojnë drejt mësimdhënies në distancë pasi marrin leje nga Ministri i Arsimit me propozim të drejtorëve të shkollave, bëri të ditur Ministria e Arsimit, transmetoi BTA.
Propozimi për këtë formë të mësimdhënies do të bëhet nga drejtorët e krahinave, ku ka situatë më të rëndë epidemike, dhe ato janë vendosur në zonën e kuqe, ose në atë me ngjyrë portokalli, si dhe kur në shkollë është rritur numri i të sëmurëve, i atyre, të cilët janë në karantinë, kur rritet numri i rasteve pozitive të Covid-19, ose i rasteve të gripit.
Punëdhënës dhe hotelierë u takuan me ministrin e turizmit
Përfaqësues të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari dhe të Asociacionit të Hotelierëve dhe Restoranteve në Bullgari u takuan me ministren e turizmit Marijana Nikollova. Përfaqësuesit e të dy organizatave ngulën këmbë për koordinimin e masave të ardhshme antiepidemike me të gjithë përfaqësuesit e degës turistike.
Ministrja Nikollova theksoi, se është me rëndësi të dëgjohet zëri i biznesit dhe shtoi se përpjekjet e ministrisë janë të orientuara te zhvillimi i ardhshëm i sektorit turistik në Bullgari.
Kryeprokurori i Bullgarisë është nën karantinë
Ivan Geshev vetë u izolua, për shkak të testit pozitiv të një pjesëtari nga familja e tij. Vet ai shpalli në profilin e tij social në Twitter, se e ka vënë vet veten nën karantinë, në pritje të udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore. Ai nënvizoi se, “me shembullin personal dhe duke respektuar rregullat, çdo një u ndihmon mjekëve në luftën e tyre me pandeminë” dhe iu uroi “shëndet të gjithëve”.
14.5% janë të infektuarit me Covid-19 nga 2 257 teste të realizuara
Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar 327 raste të reja të Covid-19. Nga 2 257 PCR testet 14.5% janë pozitive. Në spital mjekohen 2036 veta, 146 prej të cilëve janë në repartet intensive. Të shëruarit janë 122, ndërsa të vdekurit me Covid-19 – 10 veta. Të vdekurit që nga fillimi i pandemisë janë 1094 veta.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të..