Tani për tani shkollat në Bullgari nuk do të mbyllen
469 janë nxënësit e infektuar me Covid-19 deri tani, 453 janë mësuesit e sëmurë. Këtë e deklaroi para televizionit Nova Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Përqindja e mësuesve të sëmurë është më e lartë, sepse në përgjithësi ata janë më pak sesa fëmijët. Mësuesit sëmuren kaq sa edhe njerëzit e tjerë aktivë të kësaj moshe.
Sistemi nuk është i izoluar nga gjithçka që ndodhet në vend. Më lehtë është t’i mbyllim shkollat, por kjo do të thotë të sakrifikojmë pak a shumë të drejtën e fëmijëve për t’u arsimuar, shtoi Vëllçev.
Zgjodhëm variantin për t’u vepruar në mënyrë lokale, do të jetë gabim po të merren vendime të përgjithshme. Ka pragje të infeksionit, të shpallura nga Ministri – në rast se 15% prej mësuesve dhe nxënësve në një shkollë mungojnë për simptoma të ngjashme me Covid-19, shkolla mbyllet, respektivisht – 20% prej nxënësve në klasë, rikujtoi Ministri.
Rekord i ri negativ për Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Një rekord të ri negativ konstatoi Portali Unik Informativ Kombëtar gjatë 24 orëve të fundit. Nga 7 659 teste të bëra 2 243 janë ato pozitive, ose 29.29%, që është rekord si numër dhe përqindje. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 913, në Plovdiv – 209 dhe në Bllagoevgrad – 130.Rastet aktive të koronavirusit për herë të parë tejkaluan 20 000 që nga fillimi i pandemisë, duke arritur 20 346 veta.
Në spital mjekohen 2 130 veta, 149 prej të cilëve janë në repartet intensive. Të shëruarit janë 296, ndërsa të vdekurit me Covid-19 – 42 veta, që gjithashtu është rekord.
Rreziku nga deficiti i mjekëve në Bullgari është i madh
Për ditë nga 15 deri në 20 ekipe të Urgjencës punojnë në kryeqytet, gjë që nuk është e mjaftueshme. Këtë e komentoi para BNR zëdhënësja e urgjencës Katja Sungarska. Sipas saj të gjithë mjekët punojnë jashtë orarit, sepse për popullsinë e Sofjes janë të domosdoshme të paktën 80 ekipe.
Vetëm për 24 orët e fundit 5 mjek u diagnostikuan me Covid-19.
Përveç kësaj për shkak të sosjes së shtretërve spitalorë për Covid në kryeqytet, shpesh imponohet që urgjenca orë të tëra me radhë të rrethojë me pacientin spital më spitalit.
Kjo bllokon mundësinë që ekipet e urgjencës për t’iu përgjigjur shpejtë adresave.
Në Bullgari dështohet prova për të fituar imunitetin e kopesë
Situata epidemiologjike në vendbanimet e ndryshme të vendit dallohet prandaj ndërmarrja e masave lokale është një zgjidhje adekuate. Këtë e tha para BNR pumonologu profesor Kosta Kostov. Ai theksoi, se Bullgaria është në kufirin e mundësive të sistemit shëndetësor për shkak të numrit të lartë të të sëmurëve që kanë nevojë për mjekim aktiv. Sipas tij në se do të imponohet që të ndërmerren masa më të rrepta, kjo duhet të bëhet të paktën për një periudhë 60 ditore që të ketë efekt.
Afro 120 000 veta mbeten pa punë për shkak të masave kundër Covid-19
Për shkak të mbylljes së lokaleve të natës në Bullgari afro 120 mijë veta do të mbeten pa punë. Këtë e tha para gazetarëve kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov. Asociacioni kërkoi dorëheqjen e kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova për shkak të mbylljes së lokaleve të natës për dy javë. Në përgjigje Fandëkova tha se është gati për dialog, por masat duhet të respektohen.
Projekt buxheti i vitit të ardhshëm është në përputhje me kushtet e pandemisë
Në kohë të vështira kur kriza është pandemike, sociale dhe ekonomike, vetëm shteti mund të ndihmojë, tha zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev në një brifing para gazetarëve. Para mediave Donçev bashkë me ministren sociale Denica Saçeva, ministrin e arsimit Krasimir Vëllçev dhe me përfaqësues të ministrive të financave, të shëndetësisë dhe të bujqësisë paraqitën theksat e projekt buxhetit shtetëror për vitin2021.
Sipas zëvendës kryeministrit Donçev shteti bën gjithçka të mundshme që masat të jenë të shpejta, të përqendruara dhe të arrijnë deri te secili. Ai paraqiti të dhëna sipas të cilave edhe pas kredisë së tërhequr raporti midis borxhit dhe Produktit të Brendshëm Bruto është 23.5 për qind. Në këtë mënyrë Bullgaria vazhdon të jetë me borxhin më të ulët ndër shtetet anëtare të BE-së.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..
Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..
Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..
Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në..
Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj..
Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i..