Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsiderohet krim transportimi ilegal i njerëzve

Foto: BGNES

Parlamenti votoi definitivisht ndryshimet me të cilat parashikohet burgim nga 3 deri në 5 vjet për kryerjen e transportit publik të udhëtarëve pa leje, pa regjistrim ose pa licencë. Automjeti do të konfiskohet në favor të shtetit pa marrë parasysh se kujt është pronësia e tij.

Kur akti kryhet nga dy ose më shumë persona të cilët janë marrë vesh, ose shfrytëzojnë dokumente të falsifikuara ndëshkimi do të jetë burgim nga 5 deri në 10 vjet dhe gjobë nga 2 500 deri në 7 500 euro. Gjykata mund të vendosë edhe konfiskim deri në një të dytën e pronës së fajtorit.

Partia Socialiste Bullgare nguli këmbë për heqjen e urdhëresave sepse ato ndalojnë udhëtimet e përbashkëta, ndërsa pushtetarët e përgënjeshtruan këtë.


Më shumë nga rubrika

Gjen. Prof. Mutafçijski

Vendosën dozat e para të treta kundër koronavirusit në Bullgari

Drejtori i Akademisë Mjekësore Ushtarake, Prof. Vencisllav Mutafçijski, dhe 11 mjekë nga spitali janë bullgarët e parë që morën dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Të pavaksinuarit janë 97% e atyre të shtruar në spital me infeksionin në fjalë. “Ka..

botuar më 21-09-24 12.42.MD

Niveli i ulët i Danubit në vjeshtë bllokon lundrimin në lumë

Niveli i ulët i Danubit pengon lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Një numër i madh i anijeve janë duke pritur në zonën e Belene. Shefi i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumit - Ruse, kapiteni Ivan Zhekov, njoftoi se 22 anije dhe rreth 50 seksione..

botuar më 21-09-24 11.25.PD
Elena Jonçeva

Eurodeputetët po studiojnë sundimin e ligjit në Bullgari

Grupi i monitorimit nuk është një organ hetimor. Qëllimi ynë është të mbledhim informacion dhe të provokojmë debat, të njohim Parlamentin Evropian me problemet reale në Bullgari dhe të gjejmë mjete për zgjidhjen e tyre. Kjo u tha për BNR nga..

botuar më 21-09-24 10.22.PD