Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsiderohet krim transportimi ilegal i njerëzve

Foto: BGNES

Parlamenti votoi definitivisht ndryshimet me të cilat parashikohet burgim nga 3 deri në 5 vjet për kryerjen e transportit publik të udhëtarëve pa leje, pa regjistrim ose pa licencë. Automjeti do të konfiskohet në favor të shtetit pa marrë parasysh se kujt është pronësia e tij.

Kur akti kryhet nga dy ose më shumë persona të cilët janë marrë vesh, ose shfrytëzojnë dokumente të falsifikuara ndëshkimi do të jetë burgim nga 5 deri në 10 vjet dhe gjobë nga 2 500 deri në 7 500 euro. Gjykata mund të vendosë edhe konfiskim deri në një të dytën e pronës së fajtorit.

Partia Socialiste Bullgare nguli këmbë për heqjen e urdhëresave sepse ato ndalojnë udhëtimet e përbashkëta, ndërsa pushtetarët e përgënjeshtruan këtë.


Më shumë nga rubrika

Sot hapin dyer qendrat e mëdha tregtare dhe kazinotë

Që nga 16 prilli lejohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë, por me përdorim të maksimum 50% prej kapacitetit të tyre. Hiqen edhe kufizimet për punë të objekteve që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare. Kjo po ndodh me urdhër të..

botuar më 21-04-16 5.25.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 404

Qeveria mbylli Shtabin Operativ Kombëtar për Covid-19 Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Shtabi u krijua me urdhër të Kryeministrit Bojko..

rinovuar më 21-04-15 7.39.MD

Qeveria mbylli Shtabin Operativ Kombëtar për Covid-19

Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Shtabi u krijua me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov në fillim të pandemisë në shkurt të vitit 2020. Qëllimi i tij ishte të organizonte..

botuar më 21-04-15 7.35.MD