Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsiderohet krim transportimi ilegal i njerëzve

Foto: BGNES

Parlamenti votoi definitivisht ndryshimet me të cilat parashikohet burgim nga 3 deri në 5 vjet për kryerjen e transportit publik të udhëtarëve pa leje, pa regjistrim ose pa licencë. Automjeti do të konfiskohet në favor të shtetit pa marrë parasysh se kujt është pronësia e tij.

Kur akti kryhet nga dy ose më shumë persona të cilët janë marrë vesh, ose shfrytëzojnë dokumente të falsifikuara ndëshkimi do të jetë burgim nga 5 deri në 10 vjet dhe gjobë nga 2 500 deri në 7 500 euro. Gjykata mund të vendosë edhe konfiskim deri në një të dytën e pronës së fajtorit.

Partia Socialiste Bullgare nguli këmbë për heqjen e urdhëresave sepse ato ndalojnë udhëtimet e përbashkëta, ndërsa pushtetarët e përgënjeshtruan këtë.


Më shumë nga rubrika

Keyeprokurorja e BE-së Laura Kovesi mbërriti në Bullgari

Kryeprokurorja e BE-së Laura Kovesi është për vizitë në Bullgari. Bullgaria është vendi i parë i vizituar nga Kovesi pas fillimit të punës së institucionit të ri evropian. Takimi i saj i parë ishte me Ministrin e Drejtësisë Janaki Stoillov...

rinovuar më 21-06-10 7.37.MD
Majori Valentin Terziev

U ripohua vdekja e pilotit të avionit të rënë bullgar MiG-29

U konfirmua vdekja e pilotit ushtarak 47 vjeç Valentin Terziev - pilot i avionit MiG-29 që u rrëzua në det afër Shablla. "Fatkeqësisht, ne humbëm një pilot me përvojë," tha para bTV Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov. Kërkimet e kutisë së zezë të..

botuar më 21-06-10 7.06.MD

Varna - 100 vjet qytet turistik

Më 10 qershor 1921 Varna, e njohur si kryeqyteti detar i Bullgarisë, u shpall nga administrata bashkiake qytet turistik, kurse në vitin 1925 u lëshua një dekret mbretëror për këtë. Kushtet e mrekullueshme shpejt tërhoqën shumë pushues nga vendi dhe..

botuar më 21-06-10 5.40.MD