Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e votës – garanci kryesore për qetësinë politike

Pavarësisht nëse do të jenë përpara afatit ose të rregullta, mënyra në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Legjislaturën e ardhshme të 45 të Kuvendit Popullor në Bullgari, zgjon frikësime serioze për sinqeritetin dhe për transparencën e tyre në rrethet e opozitës dhe të partive politike dhe në shoqatat jashtëparlamentare. Sipas ligjit, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në bazë të sistemit të përzier të votimit - me makinë dhe me fletë votimi.

“Ne kemi frikësime serioze, se zgjedhjet do të manipulohen dhe ngulmojmë që të ketë një numër maksimal të vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës - deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Najden Zelenogorski, lider i partisë “Dinjiteti i një kombi”.

Sipas nesh, aktualisht Bullgaria ka një shumicë praktikash të dëmshme, të cilat përdoren në procesin zgjedhor. Jo rastësisht një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Transparencë pa kufi” tregon se, rreth 23% nga vota në Bullgari  është ose korporatave ose e blerë. Në qoftë se ndaj këtyre përqindjeve shtojmë dhe 15% fletëvotime të pavlefshme, saç qenë në zgjedhjet lokale, kjo do të thotë se, 40% nga fletët e votimit mund të manipulohen ose të lëshohen nën presion”.

Rreziku nga manipulimi në zgjedhjet, u bë shkak që disa forca politike jashtëparlamentare të shpallin, se me ndihmën e vullnetarëve do të sigurojnë monitorimin dhe mbrojtjen e procesit zgjedhor në afro 12 000 seksione në të gjithë vendin. Pavarësisht se ky mision duket i pamundshëm për partitë më të vogla, mundet të realizohet në qoftë se qytetarët bashkojnë përpjekjet e tyre me një pjesë nga opozita jashtëparlamentare dhe krijojnë një rrjet të përbashkët prej vëzhguesve të procesit zgjedhor. Mbi ndërtimin e një rrjeti të tillë tanimë po punon ish avokatja e popullit dhe lidere e tanishme e platformës qytetare “Ngrihu BG” Maja Manollova. Duhet të rikujtojmë se, ajo vet si kandidate për kryetare të bashkisë së kryeqytetit në zgjedhjet e fundit lokale përpara një viti shpalli se, ka pësuar vjedhje të votave nga partia në pushtet dhe prandaj i sfidoi rezultatet.

Sipas Manollovës ekziston një procedurë e veçantë në Kodin Zgjedhor, që lidhet me regjistrimin e vëzhguesve dhe të avokatëve, si dhe me kompetencat e tyre në komisionet sektoriale, komunale dhe rajonale të zgjedhjeve.

“Me përjashtim të vëzhguesve, të cilët do t’i propozojmë dhe do t’i regjistrojmë bashkërisht, parashikojmë që të ketë avokatë, qytetarë, të cilët mund të regjistrohen si të tillë për një ose tjetër listë të kandidatëve” deklaroi në një intervistë të dhënë përpara Radios Kombëtare Bullgare Maja Manollova. Që të gjithë ata do të kenë mundësi të ngjisin protokollin me rezultatet nga zgjedhjet në seksionin në të cilin gjenden, në një internet platformë. Kështu në një kohë reale online, çdo një qytetar bullgar do të mund të informohet për rezultatet reale nga votimi në seksionin e tij. Kjo do të jetë baza për një numërim paralel, të cilin do ta zhvillojmë dhe në këtë mënyrë do t'i kemi të qarta rezultatet, mbase përpara Komisionit Qendror Zgjedhor”.

Rreziku më i madh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në qoftë se nuk ka makina për të votuar, është kategorike Manollova:

“Drejtuesit me të gjitha forcat dhe mjetet sabotojnë blerjen ose marrjen me qira të makinave, kështu qe përsëri "duart e partisë" të numërojnë fletat e votimit dhe të përgatisin protokollet e seksioneve”, sqaroi ajo.

Maja Manollova bindi se, nuk do të marrë pjesë në koalicion me partinë e ish shoumenit televiziv Sllavi Trifonov dhe përfaqësuesit e Treshes Helmuese, e cila qëndron pas organizimit të protestave të cilat vazhdojnë më shumë se 110 ditë në vend. Veprimet e tyre të përbashkëta janë të diktuara vetëm nga dëshira të mund të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve të sinqerta dhe të drejta me rezultate reale.

“Prandaj që të gjitha veprimet, të cilat janë të lidhura me sigurimin e rrjetit të vëzhguesve, sajtit, numërimit paralel, ekipit të juristëve të cilët të ndihmojnë procesin e apelimit si dhe veprime të tjera juridike, do të nxirren jashtë partive qendrore dhe subjekteve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet”-është kategorike ish avokatja e popullit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova/BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD