Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja përkrahu iniciativën “Tri dete”

Presidenti Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së Matthew Boyce. Gjatë bisedës Boys shprehu përkrahjen e SHBA-së ndaj iniciativës së Presidentit “Tri dete” gjatë vitit 2021 në Bullgari.

E përbashkët ishte pozita se përfshirja e vendeve pjesëmarrëse në Fondin e Investimeve të "Tri deteve" është çelësi i bashkëpunimit rajonal.

Pritet që Shtetet e Bashkuara të mbështesin fondin me një donacion prej 1 miliard dollarësh. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e biznesit, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare që mund të përfshihen në zbatimin e projekteve të përbashkëta.


Më shumë nga rubrika

Ndaluan 12 migrantë, përfshirë 3 fëmijë

Një irakian dhe 11 sirianë që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme u arrestuan në afërsi të fshatit Generallovo ,rajonin e qytetit Svilengrad të Bullgarisë Jugore. Migrantët i thanë policisë kufitare se do të kërkonin strehim në Bullgari. Të..

botuar më 21-03-07 4.04.MD

Makineritë e votimit ruhen në mënyrë rigoroze

Makineritë e votimit për zgjedhjet e ardhshme janë në një depo të ruajtur nga xhandarmëria ku hyrja kontrollohet. Në lidhje me dyshimet e shprehura nga politikanët se midis rojeve të sigurisë ka njerëz me dosje kriminale, Kryekomisari Nikollaj..

botuar më 21-03-07 1.35.MD
Zheni Naçeva

Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit

Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva sqaroi se pavarësisht nga vaksina, sistemi elektronik..

botuar më 21-03-07 12.24.MD