Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 235

Foto: BGNES

Ka të ngjarë që të krijohen spitale fushore për Covid-19

Nuk përjashtojmë mundësinë për krijimin e spitaleve fushore, por për këtë qëllim duhet të gjejmë mjekë, infermiere, sanitarë. Tani këta kuadro nuk mjaftojnë,tha para Nova TV ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov.

Ministri mendon se kufizimet e reja nuk janë të vonuara dhe shtoi se asnjë politik nuk ka provuar të ushtrojë ndikim mbi të në marrjen e vendimit.

Bullgaria është në një nga vendet kryesore për nga vdekshmëria në BE dhe kjo është shqetësuese. Tani për tani nuk ka propozim nga kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë për masa të tjera.

Situatën aktuale rreth pandemisë në vend profesori Angellov e caktoi si të kontrollueshme.

Antirekord i radhës me 2 569 të infektuar me koronavirus

Për 24 orët e fundit të infektuarit me Covid-19 janë 2 569 veta. Kjo përbën 23 për qind nga 11 226 testet e realizuara.

Vdiqën 25 veta, ndërsa 293 u shëruan për këtë periudhë. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Rastet aktive janë 22 597. Të hospitalizuar janë 2 217 veta, prej tyre 145 janë në reparte intensive. Është rekord numri i të infektuarve në Sofje – 1 085, ndjekur nga Plovdivi me 230 të infektuar dhe Varna – me 169.

Numri më i madh i të regjistruarve me koronavirus është në moshë 40 – 49 vjeç – 8 363 veta. Në vend të dytë janë njerëzit në moshë nga 50 deri në 59 vjeç – 8 030. Grupi i tretë i prekur janë njerëzit në moshë 30 – 39 – 7 449 veta.

Filloi etapa e tretë e masës 60/40

Agjencia e Punësimit i dha start etapës së tretë të masës 60/40. Ajo u është drejtuar punëdhënësve, të cilët duan të ruajnë vendet e punës të nëpunësve të tyre pas fundit të situatës së jashtëzakonshme epidemike.

Përkrahja financiare për etapën e re është përsëri 60% prej të ardhurave të sigurimit të nëpunësve. Ndihma është për muajin gusht dhe do të jepet për një periudhë prej 3 muajsh, që nga 1 tetori deri më 31 dhjetor.

Masat kundërepidemike do të dështojnë ngjarje të rëndësishme ekonomike

Dhoma Industriale Bullgare i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov të rishikojë masat e reja kufizuese kundër Covid-19, të cilat hyjnë në fuqi më 29.10. Në një letër drejtuar ministrit, organizata paralajmëron se me kufizimin deri më 30 veta në ngjarje ndalohet aktiviteti i qendrave konferente dhe të ekspozitës. Për shembull, një numër ekspozitash tradicionale të planifikuara midis 4 dhe 7 nëntorit nuk do të mbahen për shkak të rregulloreve të reja, megjithëse janë investuar shumë mjete për zhvillimin e tyre dhe kjo do të çojë në pasoja ekonomike "kolosale", paralajmëron Dhoma.

Qeveria do të kërkojë mundësi për t’i ndihmuar sektorët e prekur

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kërkojë mënyra që të ndihmojë me mjete evropiane punëdhënësit, të cilët duhet ta ndalojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, tha para gazetarëve Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.

Sipas fjalëve të Ministres, e cila mori pjesë në një mbledhje të Komisionit Social Parlamentar, do të kërkohet vendim për të gjitha veprimtaritë e prekura ekonomike. Po mendohet edhe një mekanizëm për dëmshpërblime direkte të punonjësve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësit.

Në kuadrin e buxhetit të sigurimit shoqëror janë parashikuar rreth 350 mln euro për papunësi dhe në qoftë se ajo kufizohet deri në 7% nuk ka pengesa që me ndryshime të brendshme t’i drejtohen më shumë mjete masës 60/40, vuri në dukje Saçeva

Qendrat arsimore private janë në prag të falimentimit

Një sërë qendrash arsimore private janë kërcënuar nga falimentimi për shkak të urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë, me të cilën që nga 29 tetori ndërpritet mësimdhënia me prani fizike. Një pjesë jo e vogël e pronarëve të tyre nuk u përgjigjen kërkesave për përkrahje financiare nga shteti.

Në një letër dërguar institucioneve ata paralajmërojnë se po të privohen nga e drejta e punës do të ndalojnë të paguajnë tatimet dhe kontributet e sigurimeve për periudhën e mbylljes. Që të mund të mbijetojnë gjatë krizës ata insistojnë për ndihmë me përmasë 80% për pagat dhe sigurimet e nëpunësve dhe 80% për pagimin e qirasë për godinat që përdorin.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diana Kovaçeva

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva nuk mund të jetë kryeministre

Në kuadër të konsultimeve për kryeministër në detyrë, presidenti Rumen Radev bisedoi me Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva. Pas takimit me kreun e shtetit, ajo deklaroi për mediat se nuk mund të merrte detyrën pasi ishte zgjedhur gjyqtare në..

botuar më 24-03-29 4.44.MD
Petër Çobanov

Zëvendësguvernatorët e Bankës Kombëtare Bullgare refuzojnë postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit

Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Petër Çobanov, pas takimit me presidentin Rumen Radev, komentoi se konsultimet e kreut të shtetit me kandidatët potencialë për ushtrues detyre të kryeministrit janë në një fazë ku nuk ka vendim..

botuar më 24-03-29 4.11.MD
Antëni Blinken

SHBA uruan Bullgarinë dhe 6 aleatë të tjerë të NATO-së

SHBA-ja uroi 7 vendet e Evropës Lindore, përfshirë Bullgarinë, të cilat po shënojnë 20 vjet nga pranimi i tyre në NATO. Në një deklaratë sekretari i shtetit Antëni Blinken tha: "Kur u bëtë aleatë, ne u frymëzuam nga udhëtimi që ndërmorët..

botuar më 24-03-29 3.03.MD