Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 236

Foto: ЕPA/BGNES

Për një javë numri i pacientëve me COVID-19 është rritur me 50%

Një rritje rekorde e pacientëve të sëmurë nga koronavirusi gjatë 3 ditëve të fundit me 220 të prekur në çdo 100 mijë veta dhe një rritje e madhe e rasteve me vdekje me rreth 50% - këto të dhëna u parashtruan në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë.Vetëm gjatë javës së fundit numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur me 102% kundrejt vitit të mëparshëm. Më shumë janë tek njerëzit në një moshë aktive midis 20 dhe 60 vjeç. Kurse mbi 2 mijë janë mjekët e infektuar - 37% prej tyre janë mjekë dhe 33% infermiere.

Presidenti u izolua për shkak të një këshilltari të tij të infektuar me koronavirus

Shkaku për karantinën e Presidentit është testi pozitiv për koronavirus i kryesekretarit të Presidentit Dimitër Stojanov, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidentit Rumen Radev. Janë ndërmarrë të gjitha masat për funksionimin normal të institucionit të Presidentit.

Kreu i Shtetit, si dhe nëpunësit, me të cilët Stojanov ka qenë në kontakt, do të punojnë në distancë.

Ministri i Arsimit ngul këmbë që të vazhdojë mësimdhënia në shkollë

“Unë po vazhdoj të jem i mendimit, se shkollat nuk duhet të mbyllen por duhet të veprohet në mënyrë lokale”, komenton ministri. Mirëpo, ai pohoi se argumentet e tij gjithnjë e më shumë shfuqizohen duke pasur parasysh mjedisin e ndërlikuar epidemik.

Aktualisht Bullgaria gjendet në vendin e 21 për nga sëmundshmëria në Evropë dhe në vendin e 10 për nga vdekshmëria.

Rritje e rradhës e rasteve të koronavirusit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar 2 760 raste të reja të Covid-19. Nga 9 946 PCR testet 27.7% janë pozitive.

Në vend të parë për nga numri i të infektuarve është rrethi i Sofjes – 1075, pas kësaj radhiten Plovdivi – 206 raste pozitive dhe Bllagoevgrad – 160.

2087 punonjës mjekësorë kanë rezultuar pozitivë me Covod-19. Numri i rasteve aktive është 25 105, 2 316 prej të cilave janë shtruar në spital. Në repartet intensive ka 162 veta. Të vdekurit janë 36, të shëruarit – 216.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 264

Planifikojnë vaksinim kundër Covid-19 Qeveria po propozon lidhjen e një kontratë për blerjen e vaksinës Janssen kundër koronavirusit, sipas një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është paraqitur në parlament. Propozohet që..

botuar më 20-11-26 6.15.MD

Masa “Punësim për ty” do të përkrahë emërimin e të papunëve

Që nga sot biznesi mund të aplikojë në kushte më të favorshme në kuadrin e masës “Punësim për ty”, në kuadrin e së cilës sigurohet punësim i subvencionuar për të papunët. Për këtë qëllim janë siguruar 160 mln leva (82 mln euro) dhe janë shpërndarë..

botuar më 20-11-26 5.22.MD

KE-ja miratoi ridrejtimin e 511 milion euro për të ndihmuar ekonominë bullgare

Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në programin bullgar “Inovacionet dhe Konkurrenca”, i cili do të lejojë mobilizimin e 511 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi i Kohezionit. Ata do ta ndihmojnë ekonominë bullgare..

botuar më 20-11-26 2.25.MD