Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut: Për gjuhën maqedonase dhe identitetin nuk mund të negociohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se, pohimet se gjuha dhe kombi maqedonas kanë rrënjë bullgare, “janë të papranueshme” shkruan BGNES. “Ne nuk do të negociojmë për identitetin e maqedonasve dhe për gjuhën maqedonase. Këto janë vijat tona të kuqe”, deklaroi Zaev përpara reporterëve pas një takimi  të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai vuri në dukje, se Greqia tanimë ka njohur të drejtën e maqedonasve të vetëvendosjes dhe se pret dhe liderët bullgarë të bëjnë hapa konkretë sa u përket gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas. Sipas tij, komisioni i përzier bullgaro-maqedonas duhet të vazhdojë të punojë  në frymën e miqësisë. “Historia e përbashkët me Bullgarinë është fakt”, shënoi Zaev. Sipas presidentit Stevo Pendarovski, pavarësisht se dhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë fort mbi pozitat e veta, mund të gjenden kompromise kështu  siç u zgjidh mosmarrëveshja 25-vjeçare me Greqinë për emrin e Maqedonisë.


Takim i parë i liderëve të komuniteteve greke dhe turke qipriote

Takimi i parë joformal i liderëve të komunitetit grek dhe turk në Qipro - presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis dhe presidenti i  Republikës së Qipros Veriore të njohur vetëm nga Turqia Ersin Tatar, të cilët asnjëherë deri tani nuk janë takuar, do të zhvillohet më 3 nëntor, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare, duke ju referuar një njoftimi për shtypin të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Takimi do të zhvillohet në zonën neutrale të ishullit, në rezidencën e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Qipro dhe shefe e misionit paqeruajtës të OKB-së në ishull Elizabeth Spehar.


Rumania është e gatshme të rifillojë lëvizjen e tragetit Silistra - Calarash

Biznesmenë rumun kanë paraqitur përpara këshillit bashkiak të qytetit Silistra mundësitë për rinovimin e lidhjes së tragetit Silistra-Calarash, shkruan Agjencia Telegrafike Bullgare, në qoftë se firmoset protokoll për rifillimin me vendim të komisionit të përzier bullgaro-rumun. Me rinovimin e punës së tragetit do të zgjidhet problemi me kalimin e kamionëve të rëndë nëpër Silistra.


Greqia ka futur masa shtrënguese shtesë për shkak të koronavirusit

Greqia po përgatit një plan kombëtar kundra shpërndarjes së Covid-19. Nën karantinë janë rajonet Selanik, Seres, Rodopi, Janinë. Policia ndjek për respektimin e masave dhe gjobon dhe për një mbajtje jo të drejtë të maskës, transmetoi nga Greqia korrespondentja jonë Katja Peeva. Ka filluar një testim falas të popullsisë. Në kuadrin e karantinës ndërpritet veprimtaria e institucioneve shtetërore, dyqanet janë të hapura me një kohë pune të kufizuar, në fuqi është ora e natës. Ndalohen mbledhjet në vendet publike dhe në objektet private. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për kontroll të sëmundjeve nga data 28 tetor, Greqia shënon nivel prej 90,4 infektimeve në 100 000 banues gjatë 14 ditëve të fundit. Ky është niveli i katërt më i ulët mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ve në dukje Agjencia Telegrafike Bullgare.


Turqia nuk ka plane për të kufizuar hyrjen e të huajve në Stamboll

Ministri i shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca ka deklaruar, i cituar nga agjencia BGNES se, autoritetet në vend tani për tani nuk planifikojnë kufizime për turistët dhe ndalime për udhëtime ndërkombëtare deri në Stamboll. Fjalimi i tij është bërë në një mbledhje të këshillit shkencor të ministrisë së shëndetësisë, në të cilën është shqyrtuar situata epidemiologjike në Stamboll. Qyteti është një destinacion i njohur turistik, por është dhe një nyje e rëndësishme transporti, në të cilën gjatë ditëve të fundit u ndërlikua situata me koronavirusin. Sipas autoriteteve, 4 në çdo 10 të sëmurë janë pikërisht në Stamboll.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD