Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sportet dimërore e forcojnë shëndetin tuaj” - kjo është motoja e stinës së ardhshme

Foto: Facebook / Ministria e Turizmit

Llojet e specializuara të turizmit do të jenë fokusi bazë në Programin Vjetor për reklamë turistike kombëtare për vitin 2021. Qëllimi është që Bullgaria të afirmohet si një destinacion i parrezikshëm dhe i qetë me mundësi të larmishme për pushim gjatë të gjitha stinëve. Aksenti do të bjerë  mbi propozimet për pushime mes natyrës, itineraret kulturore, ose dhe të tilla të degustimit të verës si dhe mbi itineraret kulinare. Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Marijana Nikollova gjatë kohës së mbledhjes të zhvilluar online të Këshillit Kombëtar të Turizmit.

Nga departamenti turistik deklaruan se mbështeten më tepër tek miqtë nga vendet fqinje dhe për më tepër te turistët bullgarë. Gjatë kësaj vere në sajë të bashkatdhetarëve tanë hotelet jashtë vendpushimeve të mëdha detare patën një stinë relativisht të mirë në sfondin e një kolapsi prej 70% të pushuesve të huaj për shkak të krizës me Covid-19.


Promovimi i Bullgarisë jashtë shtetit do të realizohet më tepër online. Kurse për moto të fushatës  është zgjedhur thënia “Sportet dimërore e forcojnë shëndetin tuaj”. Mesazhi është i përshtatur  me ndryshimin në sjelljen e turistëve në lidhje me shpërndarjen e Covid-19.

Gjatë muajve të ardhshëm pritet një zbaticë serioze e turistëve nga Rusia, Izraeli dhe Britania e Madhe.Do të mbështetemi tek udhëtimet nga shtetet fqinje, por gjatë një situate më të këndshme epidemike. Në këtë drejtim me një rëndësi të madhe është që kufijtë e Ballkanit të mbeten të hapur. Nga departamenti deklaruan  se për këtë qëllim do të punohet aktivisht, përfshi dhe në një nivel të lartë diplomatik. Fushata për tërheqjen e turistëve gjatë dimrit parashikon gjithashtu një reklamë të jashtme, si dhe një varg veprimtarish të marketingut në shtetet fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Ministria e Turizmit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD

Vendpushimet tona janë në dhjetëshen e parë të turistëve gjermanë

Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..

botuar më 24-03-17 7.05.PD
Skulptura shkëmbore „Koka“ në shenjtëroren trake Gradishteto

Fytyra njerëzore, breshka shkëmbi, altarë dhe vrima për zvarritje – rajoni "Gradishteto" ruan sekrete mijëravjeçare

Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..

botuar më 24-03-10 10.35.PD