Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian korrigjoi pritjet për rënien e ekonomisë bullgare

Foto: arkiv

Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë do të ulet me 5.1 për qind gjatë vitit 2020, por do të rritet me 2.6 për qind në vitin 2021 dhe me 3.7 për qind në vitin 2022. Kjo theksohet në parashikimet ekonomike vjeshtore të Komisionit Evropian.

Ekonomia bullgare filloi të rimëkëmbet pas rënies së ndjeshme gjatë tremujorit të dytë dhe pritet të vazhdojë të rritet. Kërkimi i brendshëm dhe eksporti do të ndihmojnë rritjen.

Papunësia stabilizohet pas rritjes fillestare pjesërisht për shkak të masave të financuara nga shteti për ruajtjen e vendeve të punës.