Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik dhe ne kemi një dialog strategjik në fushën e energjisë. Për 5 vjet kemi bërë një hap serioz në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz, tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova për BNT.
U shpjegova partnerëve amerikanë dallimet kryesore të Rrymës Ballkanike krahasuar me projektet e tjera. Ai realizohet plotësisht nga Bullgaria dhe nuk ndikohet nga asnjë vend tjetër. Për ne është e rëndësishme që të mbajmë vendin tonë në hartën e transmetimit të gazit në Evropë dhe kjo është e mundur vetëm nëse kemi infrastrukturën e nevojshme. "Rryma Ballkanike" zbatohet tërësisht në përputhje me kërkesat e BE-së, prokurimin publik dhe kornizën rregullatore. Ne i kemi respektuar të gjitha rregullat, theksoi Petkova.
Radioja Kombëtare Bullgare përmbush misionin e saj publik dhe respekton kërkesat e Ligjit të Radios dhe Televizionit për pluralizmin e pikëpamjeve. Kjo thuhet në përfundimet e Këshillit të Mediave Elektronike mbi raportin e Drejtorit të..
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu shpresën se qeveria e re bullgare do të formohet në prill për të vazhduar bisedimet, njoftoi BGNES. Duke folur në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje nëse ai pret që të hiqet vetoja për..
“Sot paraqita një kërkesë në Komisionin Qendror Zgjedor dhe dhashë dorëheqjen nga vendi im si deputet në të dy rajonet me shumë mandate nga të cilat u zgjodha”, njoftoi Kryeministri dhe udhëheqësi i GERB Bojko Borisov në faqen e tij në Facebook...
Çështjet aktuale në lidhje me pakicën kombëtare bullgare në Caribrod, Republika e Serbisë, diskutoi në Sofje Presidenti Rumen Radev me kryebashkiakun..
Hapësira e madhe e braktisur në qendër të kompleksit të banimit “Trakia” në qytetin Plovdiv do të kthehet në një lagje të brezit të ri, pa automobila...
Masat antiepidemike ka të ngjarë të zgjaten deri në fund të majit “Nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar pandeminë deri në fund të prillit,..