Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtretërit nuk mjekojnë vetë” – protestë kundër kaosit në shëndetësi

Foto: BGNES

Sot organizatorët e protestave antiqeveritare, që vazhdojnë tashmë 4 muaj, “Trioja e Helmuar” zhvilluan një aksion proteste me shtretër spitalorë të shtrirë përpara Këshillit të Ministrave në qendër të Sofjes. Në këtë mënyrë ata u përpoqën të paraqisnin kaosin në sistemin shëndetësor në kontekstin e pandemisë Covid-19. Udhëheqësja e platformës "Ngrihu. BG" dhe ish-avokate e popullit Maja Manolova gjithashtu u bashkua në protestën nën moton "Shtretërit nuk mjekojnë vetë".

Ajo këmbënguli për sigurimin e testeve PCR falas për të gjithë, meqenëse qytetarët aktualisht paguajnë pak më shumë se 50 euro për to.

Befasisht, në aksion u përfshinë njerëz në përkrahje të kabinetit. Ata vunë në dukje se Manollova gjithashtu ka qenë në qeveri dhe ka pasur mundësi për ta përmirësuar sistemin shëndetësor, transmetuan reporterët tanë.