Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtretërit nuk mjekojnë vetë” – protestë kundër kaosit në shëndetësi

Foto: BGNES

Sot organizatorët e protestave antiqeveritare, që vazhdojnë tashmë 4 muaj, “Trioja e Helmuar” zhvilluan një aksion proteste me shtretër spitalorë të shtrirë përpara Këshillit të Ministrave në qendër të Sofjes. Në këtë mënyrë ata u përpoqën të paraqisnin kaosin në sistemin shëndetësor në kontekstin e pandemisë Covid-19. Udhëheqësja e platformës "Ngrihu. BG" dhe ish-avokate e popullit Maja Manolova gjithashtu u bashkua në protestën nën moton "Shtretërit nuk mjekojnë vetë".

Ajo këmbënguli për sigurimin e testeve PCR falas për të gjithë, meqenëse qytetarët aktualisht paguajnë pak më shumë se 50 euro për to.

Befasisht, në aksion u përfshinë njerëz në përkrahje të kabinetit. Ata vunë në dukje se Manollova gjithashtu ka qenë në qeveri dhe ka pasur mundësi për ta përmirësuar sistemin shëndetësor, transmetuan reporterët tanë.


Më shumë nga rubrika

Stefan Janev

Stefan Janev: “Ka muaj të vështirë përpara që kërkojnë mobilizim”

Dy orë pas betimit dhe marrjes së detyrës, qeveria e re e përkohshme mbajti mbledhjen e saj të parë. Sipas kryeministrit Stefan Janev, përparësia kryesore për kabinetin do të jetë përgatitja për zgjedhjet e 14 nëntorit dhe sigurimi që ato të..

botuar më 21-09-16 3.45.MD
Ivan Geshev

Ivan Geshev: Zhvendosja e Byrosë së Mbrojtjes do t’i vë dëshmitarët e mbrojtur në rrezik

Kryeprokurori Ivan Geshev i përshkroi ndryshimet legjislative me të cilat Byroja e Mbrojtjes iu hoq nga kujdestaria e tij si “të shkruara në gju”. Sipas tij, transferimi i strukturës në Ministrinë e Drejtësisë do të vërë në rrezik dëshmitarët e..

botuar më 21-09-16 2.46.MD

Lexuan “kutinë e zezë” të MiG-29 të rrëzuar

Kutia e zezë e MiG-29 që u rrëzua në Detin e Zi pranë Shablla është lexuar. Megjithëqë akoma nuk ka konkluzion definitiv, rezultatet fillestare konfirmojnë përfundimet e bëra tashmë nga Policia Ushtarake, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Georgi..

botuar më 21-09-16 2.35.MD