Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si ndikon pandemia në psikikën e Bullgarëve?

Foto: Ani Petrova

Një mbyllje eventuale e dytë e shtetit në synimin të kufizohet shpërndarja e pandemisë, mund të kuptohet gabimisht nga njerëzit  dhe në vend që t’i respektojnë masat, ata të fillojnë t’i injorojnë ato. Një situatë e ngjashme mund t’i detyrojë të dalin dhe në rrugë-sqaroi në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov dhe bindi se, një masë e tillë e ngjashme përfundimtare gjatë shpërndarjes së tanishme difuze të virusit nuk nevojitet dhe nuk do të çojë deri në efektin e dëshiruar.

Pasiguria dhe rregulloret të cilat ndryshojnë vazhdimisht, të cilat duhet t’i kenë parasysh njerëzit në ditët e tyre të përditshme, i detyron njerëzit të provojnë një shqetësim gjithnjë e më të madh. Kjo çon në shpërthime nevrike dhe në ndryshime të tjera përfundimtare dhe të paparashikueshme në sjellje. Një studim i psikologëve tek ne tregon se, rastet e një sjelljeje nevrike janë rritur dy herë, kundrejt vitit 2017. Në këtë kuptim, zhdukja e medikamenteve të caktuara nga rrjeti i farmacive është diçka fare normale, duke pasur parasysh ekstremet në të cilat bie një person me sjellje të çrregullt. Paraqitjet, sjelljet e tij mund të jenë nga më të ndryshmet-që nga pasiviteti përmes ngushtimit, mbylljes , vetë izolimit, depresionit, dëshpërim deri tek ajo dëshirë paranoiake për të sunduar, për të dominuar dhe për të zotëruar.

Mbi bazën e studimit të zhvilluar, i cili ka përfshirë 1911 qytetarë bullgarë në moshë midis 25 dhe 60 vjeç, psikologu Pllamen Dimitrov  bën këtë konkluzion:

“Këta 1911 veta janë baza , mbi të cilën shkel dhe pohoj se po vihet re një rënie e dyfishtë e numrit të njerëzve, të cilët kanë pritje realiste për arritjet, zhvillimin, përkrahjen dhe solidaritetin, për llogari të negativizmit, mohimit ose perfeksionimi i pajustifikuar dhe pritje për realizimin e kërkesave të caktuara. Konformizmi dhe ritualizimi po kështu u rritën. Shumë prej njerëzve u bënë edhe më konservativ, kurse të tjerë filluan të luftojnë dhe të mbrojnë të drejtat, liritë dhe parimet demokratike, të cilat nuk mund t’i kthejnë në një praktikë të përditshme”.

Sipas psikologut, erdhi koha që të ndalojmë së kërkuari ngushëllim në teoritë e konspiracionit dhe të presim që shteti të bëjë diçka për të na mbrojtur, pasi ne vet nuk e bëjmë. Sa u përket teorive të konspiracionit, ato gjithmonë kanë ekzistuar në etapa të caktuara nga jeta.

“Këto janë periudha të një rritje të pasigurisë ekzistenciale, kur njerëzit janë të drejtuar përpara rasteve të vdekjes, përditë u kujtohet se janë pjesë shpërbërës dhe të parëndësishëm dhe mund të zhduken nga një dëmtues, armik i padukshëm. E gjithë kjo e rrit pasigurinë, shqetësimin dhe ve në punë sistemin tonë të mbrojtjes psikiko-sociale. Kurse psikika jonë nga ana e vet mundohet në bazë të mënyrave të ndryshme të pakësojë këtë shqetësim tronditës. Qetësohemi se e ulim tensionin, duke u bërë fort besimtarë, duke u mbështetur tek ideale ose liderë të caktuar. Prej tyre presim të zhvillojnë një politikë të drejtë, e cila të na ruaj, pa u menduar se mbrojtja jonë dhe e të afërmeve tanë është përgjegjësia jonë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD