Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët personalë akoma nuk kanë skemë sesi të punojnë me pacientë me Covid-19

Foto: arkiv

Mjekët e përgjithshëm ende nuk kanë protokolle zyrtare ose udhëzime themelore nga ana e shtetit sesi të mjekojnë pacientët me koronavirus në kujdesin paraspitalor - cilat prej barnave janë të përshtatshme dhe cilat jo. Këtë e tha para BNR mjekja e përgjithshme Ira Markova. Ajo theksoi se mjekët personal presin dhe njohjen e vlefshmërisë së testeve të antigjenit të cilat janë tre herë më të lira se sa PCR testet dhe janë më të arritshme për popullsinë.

Para disa ditësh doktori Georgi Mindov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Përgjithshëm tha para BNR se tani kolegët e tij shfrytëzojnë protokolle franceze ose gjermane për mjekimin e Covid-19. Mirëpo midis tyre ka dallim të konsiderueshëm.