Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit janë kundër rritjes së pagës minimale

Foto: Dhoma Ekonomike Bullgare

Dhoma Ekonomike Bullgare nuk përkrah propozimin për rritjen e pagës minimale të punës nga 312 në 332 euro nga 1 janari 2021. Në një letër të hapur dërguar zëvendëskryeministres Marijana Nikollova dhe ministrave të punës dhe të financave, dhoma thekson se rritja e pagës minimale do të çojë deri në rritjen e papunësisë në bashkitë e vogla dhe të mesme ku në kushtet e pandemisë punëdhënësit vendor hasin vështirësi të mëdha.