Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti përkrahu pozitën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Partia GERB, Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë, Patriotët e Bashkuar dhe Volja përkrahën pozitën e qeverisë në negociatat për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmetoi BTA.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri nuk mori pjesë në debatin.

Në emër të partisë GERB Pllamen Manushev tha se “nuk ka asnjë bullgar i cili të mos dëshirojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e BE-së”. Lidhur me këtë ai shprehu shpresë se zgjidhja do të gjendet.

Zëvendës kryetari i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare Kristijan Vigenin tha se partia e tij konsideron se vendimi për shtyrjen e hapjes së negociatave është e drejtë.


Më shumë nga rubrika

BSP ishte e vetmja parti që nuk mbështeti një rezolutë për Rusinë në PE

BSP përsëri doli të ishte partia e vetme në grupin socialist në Parlamentin Evropian, përfaqësuesit e së cilës votuan kundër një rezolute që kërkonte një strategji të re të BE-së në marrëdhëniet me Rusinë. Deputetët e tjerë bullgarë e mbështetën..

botuar më 21-09-16 6.03.MD

Misioni i KE mbërrin në Bullgari për shkak të sanksioneve të vendosura sipas ligjit Magnitsky

Parlamenti Evropian diskutoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara sipas ligjit global “Magnitski” mbi Vasill Bozhkov, Deljan Peevski dhe Ilko Zheljazkov dhe kompani të lidhura me ta. Gjatë debateve, eurodeputetët kërkuan një përgjigje..

botuar më 21-09-16 5.36.MD
Stefan Janev

Stefan Janev: “Ka muaj të vështirë përpara që kërkojnë mobilizim”

Dy orë pas betimit dhe marrjes së detyrës, qeveria e re e përkohshme mbajti mbledhjen e saj të parë. Sipas kryeministrit Stefan Janev, përparësia kryesore për kabinetin do të jetë përgatitja për zgjedhjet e 14 nëntorit dhe sigurimi që ato të..

botuar më 21-09-16 3.45.MD