Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti përkrahu pozitën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Partia GERB, Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë, Patriotët e Bashkuar dhe Volja përkrahën pozitën e qeverisë në negociatat për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmetoi BTA.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri nuk mori pjesë në debatin.

Në emër të partisë GERB Pllamen Manushev tha se “nuk ka asnjë bullgar i cili të mos dëshirojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e BE-së”. Lidhur me këtë ai shprehu shpresë se zgjidhja do të gjendet.

Zëvendës kryetari i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare Kristijan Vigenin tha se partia e tij konsideron se vendimi për shtyrjen e hapjes së negociatave është e drejtë.