Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti përkrahu pozitën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Partia GERB, Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë, Patriotët e Bashkuar dhe Volja përkrahën pozitën e qeverisë në negociatat për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmetoi BTA.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri nuk mori pjesë në debatin.

Në emër të partisë GERB Pllamen Manushev tha se “nuk ka asnjë bullgar i cili të mos dëshirojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e BE-së”. Lidhur me këtë ai shprehu shpresë se zgjidhja do të gjendet.

Zëvendës kryetari i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare Kristijan Vigenin tha se partia e tij konsideron se vendimi për shtyrjen e hapjes së negociatave është e drejtë.


Më shumë nga rubrika

Elen Gerxhikov

Kryetari i Këshillit të Kryeqytetit ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Bojko Borisovit

Kreu i partisë GERB Bojko Borisov tha se ai e ka kërkuar personalisht dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Elen Gerxhikov. Dje, Gerxhikov, i cili ka mbajtur postin për gati 10 vjet, njoftoi se po jep dorëheqjen për arsye..

botuar më 21-09-22 4.00.MD

Pesë zona Covid do të fillojnë punë deri në fund të javës në rajonin e Pazarxhikut

Deri në fund të javës pesë zona Covid do të fillojnë punë në rrethin e Pazarxhikut. Në to kujdesi mjekësor për pacientët me Covid-19 të konfirmuar do të jetë falas, edhe nëse ata nuk kanë sigurim shëndetësor, tha korrespondentja jonë Nevena..

botuar më 21-09-22 2.01.MD

Presidenti Rumen Radev: Paraardhësit tanë zgjodhën që të ndërtojnë fatin e tyre së bashku si njerëz të lirë dhe të pavarur

Sot Veliko Tërnovo është qendra e festimeve kushtuar 113 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Festimi filloi me kremtimin e një liturgjie nga Mitropoliti Grigorij i Veliko Tërnovos në kishën "40 martirët e shenjtë ”. Rituali ushtarak..

botuar më 21-09-22 1.01.MD