Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria renditet në vendin e tretë për nga vdekshmëria nga koronavirusi në Evropë

Në qoftë se nuk i respektojmë masat e tanishme, duhet të kalojmë drejt masave më të rrepta, lajmëroi inspektori i shëndetësisë

Vendi ynë tani është në vendin e tretë për nga vdekshmëria nga Covid-19 në Evropë dhe në vendin e 13 për sëmundshmërinë bazuar mbi të dhënat e dy javëve të fundit, njoftoi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë inspektori shtetëror shëndetësor  docenti Angjell Kunçev. Sëmundshmëria është 658 në 100 mijë veta.

“Duhet të vendosim nëse do të respektojmë masat tani vepruese ose duhet të kalojmë  drejt masave më të rrepta, të cilat ekzistojnë në pothuajse të gjithë Evropën”, komenton ai, duke prognozuar se në rast të kundërt do të ketë më shumë të infektuar dhe më shumë raste me vdekje.  

Ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov po kështu theksoi se, masat kundra koronavirusit nuk hasin mirëkuptim dhe përkrahje nga qytetarët. “Përhapen qëndrime se nuk ka një virus të tillë ose se me kufizimet ndikojmë mbi liritë e njerëzve”, shtoi ai.  

4330 nëpunës mjekësor deri në këtë moment janë infektuar me koronavirusin, kurse 31 kanë vdekur, tha akoma Kostadin Angjellov. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 137 veta nga rrethi mjekësor kanë dhënë një test pozitiv. Sipas fjalëve të ministrit, disa mjekë janë infektuar për herë të dytë me Covid-19 dhe kjo e hedh poshtë hipotezën se pas kalimit të sëmundjes formohet një imunitet i përhershëm.

Në gjysmën e poliklinikave të kryeqytetit tanimë ka Covid kabinete, informon kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Për 5 ditë përmes tyre kanë kaluar afro 1600 veta, 29% nga të cilët kanë dhënë një rezultat pozitiv me teste antigjene, tha akoma kryetarja e bashkisë.


Sa i përket transportit publik, shtatë ekipe çdo ditë kontrollojnë nëse respektohen masat kundra koronavirusit. Në fillim tëjavës së ardhshme do të vendoset se në çfarë mënyre nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 12 do të kthehen në shkollë, deklaroi Jordanka Fandëkova.

Sipas drejtorit të qendrës  më të madhe për ndihmë urgjente mjekësore në Bullgari /Pirogov/ profesori Asen Balltov, spitalet janë “shumë të përgatitur dhe të furnizuar” dhe pjesa më e madhe prej tyre tanimë janë ristrukturuar.


“Të gjithë ata të cilët kanë nevojë do të ekzaminohen, dhe në se është e nevojshme do të shtrohen në spital”, bindi ai. Aktualisht 46% nga shtretërit për Covid pacientë në gjendje më të lehtë dhe 25% për pacientë në repartet intensive janë të zëna.

Në lidhje me rastin e dy vetave që vdiqën përpara derës së repartit Covid në Plovdiv, ministri i shëndetësisë ka caktuar një kontroll të brendshëm dhe ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë. “Mjekët dhe infermieret kanë qenë mjaft dhe në këtë kohë kanë punuar me pacientë të tjerë”, sqaroi ai. Kostadin Angjellov tha se dhe urdhrat e tij jo gjithmonë kryhen “plotësisht” nga menaxherët e spitaleve, si dhe se inspektimet shëndetësore rajonale nuk ushtrojnë kontroll.

“Sistemi shëndetësor tani për tani po e përballon situatën, por në qoftë se vazhdon mosrespektimi i masave, vendi ynë do të humbasë mjekët e vet” tha ministri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD