Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull

Foto: BGNES

Çdo vit më 21 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare feston Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull. Kjo është një nga 12 festat e mëdha të krishtera, të kremtuara si nga kisha e krishterë ortodokse ashtu dhe nga ajo katolike. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare që nga viti 1929 Hyrja e  Hyjlindëses Mari në Tempull në Bullgari shënohet dhe si Dita e Familjes së Krishterë dhe e Rinisë Studentore Ortodokse. Festimi i saj përkon me Agjërimin e Krishtlindjes, kur hapim shpirtrat dhe zemrat tona për veprime të mira dhe për bekimin dhe urimin e Zotit mbi shtëpinë dhe familjen tonë. Në këtë ditë, në fund të shërbesave në kishat ortodokse, besimtarët marrin Kungimin e Shenjtë, që të fitojnë forca për shpëtim shpirtëror në luftën me të keqen - në vetvete dhe në botë.

Vajtja familjare në kishë në këtë ditë simbolizon dhe hyrjen në tempull të Maries trevjeçare, Nëna e ardhshme e Zotit. Kjo u rikujton akoma prindërve për detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve. Pasi shkon në kishë, familja mblidhet rreth tryezës, e cila nga ana e vet gjithmonë ka qenë simbol i lidhjes së fortë familjare. Tavolina në fund lihet pa u mbledhur, që të mund të vijë Nëna e Zotit gjatë natës, të hajë dhe të bekojë shtëpinë.

Më shumë për festën mund të lexoni në botimin Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull - Dita e familjes së krishterë nga koleksioni i Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD