Çdo vit më 21 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare feston Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull. Kjo është një nga 12 festat e mëdha të krishtera, të kremtuara si nga kisha e krishterë ortodokse ashtu dhe nga ajo katolike. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare që nga viti 1929 Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull në Bullgari shënohet dhe si Dita e Familjes së Krishterë dhe e Rinisë Studentore Ortodokse. Festimi i saj përkon me Agjërimin e Krishtlindjes, kur hapim shpirtrat dhe zemrat tona për veprime të mira dhe për bekimin dhe urimin e Zotit mbi shtëpinë dhe familjen tonë. Në këtë ditë, në fund të shërbesave në kishat ortodokse, besimtarët marrin Kungimin e Shenjtë, që të fitojnë forca për shpëtim shpirtëror në luftën me të keqen - në vetvete dhe në botë.
Vajtja familjare në kishë në këtë ditë simbolizon dhe hyrjen në tempull të Maries trevjeçare, Nëna e ardhshme e Zotit. Kjo u rikujton akoma prindërve për detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve. Pasi shkon në kishë, familja mblidhet rreth tryezës, e cila nga ana e vet gjithmonë ka qenë simbol i lidhjes së fortë familjare. Tavolina në fund lihet pa u mbledhur, që të mund të vijë Nëna e Zotit gjatë natës, të hajë dhe të bekojë shtëpinë.
Më shumë për festën mund të lexoni në botimin Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull - Dita e familjes së krishterë nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë,..