Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatogradi është një xhevahir arkitekturor në zemrën e malit Rodopa

Çdo vit më 21 nëntor qyteti Zllatograd shënon festën e tij me program të pasur i cili tërheq mijëra miq në këtë krahinë piktoreske në malin Rodopa. Data nuk u zgjodh rastësisht – kjo është Dita e Çlirimit të qytetit nga pushteti shumëshekullor osman.

Qyteti është një xhevahir i arkitekturës bullgare nga koha e Rilindjes Kombëtare. Ndër këndet tërheqëse është edhe rrugica e zanatçinjve ku mjeshtërit demonstrojnë zanatet e trashëguara nga stërgjyshërit. 

Në qytetin Zllatograd ngre shtat edhe një nga kishat më të vjetra në malin Rodopa, ndërtuar që në kohën e Pushtetit Osman. Kjo është kisha “Fjetja e Hyjlindëses” që daton nga viti 1834. Në qytet u regjistruan 120 monumente arkeologjike dhe arkitekturore. Më shumë për atmosferën e këtij qyteti të vogël malor mund të lexoni në materialin “Zllatograd – nga këtu fillon Bullgarianga koleksioni i Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dafo Trendafillov

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..

botuar më 24-01-17 8.50.PD
Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD