Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi ofron që Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë të shtohet

Zoran Taev
Foto: EPA/BGNES

"Le t'ia lëmë historinë historianëve. Ajo na bashkon dhe përmes saj ne mund të ndërtojmë ura bashkëpunimi”, tha Kryeministri maqedonas Zoran Zaev për Deutsche Welle.

"Ne kemi një marrëveshje të mrekullueshme, në të cilën shpresoj shumë”, theksoi Zaevi. Një mundësi për vendim ai sheh në një protokoll ose memorandum pranë Marrëveshjes me Bullgarinë, me të cilin " të konfirmojmë pritjet e popullit Bullgar". “Mund të premtoj se do të bëjmë një hartë rrugore për realizim më të shpejtë të Korridorit 8”, shtoi Zaevi.

Ne jemi të zhgënjyer që Bullgaria nuk na mbështeti për hapjen e negociatave me BE, por unë shpresoj për përparim në dhjetor, tha Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në një video konferencë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks.