Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga qyteti Shumen fituan një garë ndërkombëtare me një video për Bullgarinë

Foto: arkiv personal

Nxënës nga gjimnazi i gjuhëve të huaja në qytetin Shumen fituan çmimin për një video më të mirë në projektin ndërkombëtar “Village Corner”. Qëllimi i iniciativës është që të inkurajojë bashkëpunimin midis nxënësve nga shtetet e ndryshme, përmes së cilës të kontribuojë për zgjerimin e horizontit të tyre. Në grupin e skuadrës bullgare qenë dhe fqinjët tanë nga Rumania dhe Serbia, si dhe nxënës nga Lituania. Rregullorja parashikon që pjesëmarrësit të krijojnë video me një gjatësi deri më 7 minuta, në të cilat  të tregojnë 7 fakte interesante për atdheun e vet. Nxënësi i klasës së 10 Boris Ivanov zbuloi hollësi për videon e tyre të dalluar si më të mirë:

“Vendosëm të marrim shembull nga videot e bëra për vende të ndryshme, të transmetuara në National Geographic. Ato fillojnë me natyrën e një vendi të veçantë, kalojnë përmes kulturës së tij dhe në fund prezantojnë ushqime interesante.”

Që të mund të tregojnë më shumë nga bukuritë e qytetit të tyre të lindjes, Boris dhe bashkënxënësit e tij vendosin të filmojnë videon e tyre afër monumentit mbi qytet - kompleksi i madh memorial “Krijuesit e shtetit bullgar”. Shtatë elementet, me të cilat bullgarët e përshkruajnë atdheun e vet në video janë kosi, vaji i trëndafilit, shpella “Gryka e Djallit”, veshjet popullore, historia jonë, lojërat e kukerëve /të njerëzve të maskuar/ dhe buka tradicionale.

“Buka tradicionale përdoret në shumë nga festat tona tradicionale. Për bullgarin buka është jetë. Mësuam sesa thellë është i lidhur ushqimi me rrënjët dhe me kulturën tonë”, sqaron Boris.

Ai pohon se ka mësuar fakte të shumta interesante dhe për shtetet e tjera, të cilat kanë marrë pjesë në projekt, dhe shton se akoma nuk e di se cili është çmimi të cilin do ta fitojë skuadra e tij. Çmimi më i madh për të dhe për bashkënxënësit e tij është se mundën të tregojnë sesi edhe në këto kohëra të sprovave dhe pengesave, nxënësit vazhdojnë të zhvillohen dhe të pushtojnë maja të reja.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doc. Iskren Ivanov

Doc. Iskren Ivanov: Bankierët kanë frikë se do të shpallen emrat e evropianëve me ndikim që ndihmuan dhe po e ndihmojnë Moskën

Një konsensus parimor se si të ndihmohet Ukraina për të blerë armë dhe municione - kjo është ajo që liderët evropianë arritën në Këshillin e fundit Evropian. Ose paratë të vijnë nga të ardhurat e grumbulluara nga asetet ruse të “ngrira” për..

botuar më 24-03-27 7.55.MD

Qeveria ndau fonde për komunitetet bullgare në regjion

Këshilli i Ministrave miratoi dhe ndau fonde deri në 2 100 000 leva në kuadër të Programit për të mbështetur organizatat e komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kasovë, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut..

botuar më 24-03-27 4.49.MD

Bullgarët janë të shqetësuar për gjëra më të rëndësishme sesa kriza politike

Për 2/3 e bullgarëve, problemet më të rëndësishme janë "papunësia" - 39 për qind dhe kostoja e jetesës - 26 për qind, sipas një sondazhi përfaqësues të Eurobarometrit nga shkurti 2024. Për 28 për qind, kujdesi shëndetësor është shqetësimi tjetër më..

botuar më 24-03-27 12.24.MD