Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bisedoi online me ambasadorët e BE në Bullgari

Foto: BTA

Ne jemi në një krizë sociale dhe ekonomike në thellim për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo është arsyeja pse duhet të aprovojmë shpejtë buxhetin e ardhshëm të BE për periudhën 2021-2027 dhe Paketën e Rimëkëmbjes, bëri thirrje Kryeministri Bojko Borisov.

Në një takim online me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Zvicrës Borisov kujtoi se gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të BE, e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor ishte në axhendën e bashkimit. Lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Borisov vuri në dukje se Bullgaria ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Por kjo duhet të dëshirohet dhe të përmbushet nga të dy palët, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..

botuar më 24-04-19 4.19.MD