Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 261

Foto: EPA/BGNES

Ministri i shëndetësisë propozon shtrëngimin e masave kundër Covid-19

Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të mbijetojë. Këtë e tha në një brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas një takimi te kryeministri Bojko Borisov. Ndër masat e propozuara nga ministër Angellov janë:

-  Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike me 4 muaj – deri në fund të marsit 2021;

-  Ndërprerja e frekuentimit të orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës;

-  Pezullimi i të gjitha veprimtarive kolektive sportive, kongreseve, konferencave, seminareve dhe kremtimeve private;

-  Zgjatja e ndalimit të frekuentimit të diskotekave dhe të klubeve të natës;

-  Ndërprerja e punës së restoranteve. Restorantet duhet të punojnë vetëm për dërgesat në shtëpi;

-  Pezullimi i punës së të gjitha dyqaneve jo ushqimore duke përfshirë qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të farmacive, ofruesve të shërbimeve postare dhe të pagesave, bankave dhe siguruesve

- Pezullim i ekskursioneve të brendshme dhe të jashtme. Pa kufizime të punës së transportit urban.

Masat kanë për t’u diskutuar në Këshillin e Ministrave. Në se do të miratohen kufizimet e propozuara do të hyjnë në fuqi nga e premtja më 27 nëntor.


Kryeministri është kundër mbylljes së plotë të ekonomisë

Kryeministri është kundër mbylljes së re të plotë të vendit për shkak të përhapjes së Covid-19, megjithëqë presioni mbi sistemin shëndetësor është tepër serioz, sipas tij kufizimet nuk duhen të jenë të tepërta, sepse vendi ynë ka nevojë për ekonomi punuese.

Këtë kryeministri e tha në një takim me Shtabin Operativ Kombëtar për koronavirusin. Pas kësaj në rrjetet sociale theksoi se gjithçka që bënë qeveria për ekonominë, tregun, rritjen e të ardhurve mund të realizohet vetëm në kushtet e ekonomisë punuese.


Të infektuarit me Covid-19 përbëjnë 40 për qind nga të gjithë të testuarit për 24 orët e fundit

1123 janë rastet e reja të koronavirusit të zbuluara nga 2787 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e fundit.

Testet pozitive janë pak mbi 40 për qind.

Rastet e konfirmuara të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë arritën 121 820. Rastet aktive janë 82 416.

6350 pacientë janë të hospitalizuar, prej tyre 408 ndodhen në reparte intensive.

772 veta u shëruan për 24 orët e fundit, ndërsa të vdekurit me koronavirus të konfirmuar janë 60.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 36 524 veta, ndërsa i të vdekurve 2880.

Nga 23 nëntori në pjesën e madhe të vendit nxënësit nga klasa e 5 deri në të të 12 kthehen në shkollë. Kjo nuk është në fuqi për qytetin e Sofjes ku nxënësit nga klasa e 6 deri në të të 12 do të mësojnë nga distanca deri në fund të muajit.

Në rajonin e qyteti Pllovdiv kthimi në shkollë do të bëhet me etape.


Bullgaria ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për frymë të popullsisë në BE

Bullgaria ka vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në BE sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, cituar nga gazeta “24 Çasa”. Në 7 ditët e fundit, niveli i vdekjeve arriti 15 persona për 1 milion banorë.

Sipas Tihomir Bezlovit nga Qendra për Studimin e Demokracisë, nëse merren parasysh ata që janë në kujdes intensiv, shkalla e vdekjes do të rritet.

Në përmasë botërore Bullgaria renditet e dyta për nga numri i të vdekurve tregonworldometer.info. Sipas këtij treguesi, vetëm Maqedonia e Veriut është para nesh me 18.8 vdekje nga koronavirusi për 1 milion banorë.

Statistikat bazohen në të dhënat nga 21 nëntori, kur vendi njoftoi për 129 vdekje


Investimet e huaja në Bullgari - mundësi në kohën e pandemisë

Vitit 2020 u kthye në një lloji pellgu ujëmbledhës midis botës deri në Covid-19 dhe kësaj që këtu e tutje. Transformimi i industrive të tëra nëpër botë tashmë është duke u zhvilluar dhe kjo padyshim që do të ushtrojë një ndikim më të ndjeshëm mbi atë që ndodh tek ne dhe mbi ekonominë bullgare.

“Kohërat janë të pasigurta, por sa u përket teknologjive të larta, tek to pandemia krijoi mundësi më të shumta - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Ivan Mihajllov. Si tërësi, IT sektori nuk është dhe kaq i prekur, madje përkundrazi - jemi dëshmitarë të një efekti të kundërt. Pjesa më e madhe e firmave në të, industria e automobilave dhe industri të tjera me vlerë të lartë të shtuar, planifikojnë zgjerime të prodhimeve të veta dhe ofrim të veprimtarive të ndryshme suplementare. Kompanitë mëmë duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Bullgari, sepse mjedisi supozon një fleksibilitet më të madh.”

Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU:


Më se 100 studentë janë gati të bëhen vullnetarë në repartet Covid

Në sfondin e pamjaftueshmërisë së personelit mjekësor në një sërë qytetesh të vendit në kushtet e pandemisë studentët e mjekësisë dëshirojnë të punojnë si vullnetarë në repartet Covid.

Për këtë njoftuan nga Asociacioni i Studentëve të Mjekësisë e cila punon mbi koordinimin e regjistrimit të studentëve të kurseve të ndryshme dhe të kandidatë mjekëve.

Nga asociacioni lobojnë që studentët të punësohen me kontratë të punës për të qenë më të sigurt në vendin e punës dhe për të marrë nga mjetet suplementare që sigurohen nga shteti për të punësuarit në vijën e parë.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD