Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 262

Vizatim - Dajana Vasileva, 10 vjeç
Foto: Shtëpia e Arteve

Numër më i lartë i të vdekurve dhe i të shëruarve nga Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit

3146 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, tregon Portali Unik Informativ. Nga 7244 PCR teste të realizuara të infektuarit janë 43%.

Rastet aktive të infeksionit në vend janë 83,671, ndërsa që nga fillimi i pandemisë ato të konfirmuara të infeksionit janë 124 966. 6270 njerëz janë shtruar në spital, që është një rënie prej 80 pacientësh krahasuar me një ditë më parë. 399 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

1702 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i njerëzve të kuruar është 38 226. 189 pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, që është edhe vlera më e lartë në harkun e shënuar kohor. Që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve arriti 3 069 veta.


Vetëm vaksinimi do të sigurojë imunitet grupor

Nuk mund të presim që vdekshmëria e koronavirusit të ndryshojë në vend brenda 10 ditësh. Ajo do të ndryshojë 2 javë pas zbatimit të masave të reja. Më shumë se 99% e njerëzve duhet të ndjekin masat dhe kjo nuk ndodh, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ mjeku pulmonolog, Dr. Alexander Simidçiev.

“Ne jemi të ndarë nëse të mbajmë maska apo jo, nëse të ketë lockdown apo jo. Kjo na vështirëson që t’i përgjigjemi pandemisë në një mënyrë efektive” – tha gjithashtu Simidçiev.


Nuk ka rrezik për anulimin e vitit shkollor

Dr. Julian Petrov nga sindikata "Edukimi" bëri thirrje para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ për të zgjedhur mësimin në distancë për të gjithë vendin. Nuk përjashtohetmundësia për të mësuar edhe në verë, por në këtë fazë nuk ka rrezik që viti shkollor të anulohet, tha dr. Petrov.

Mësimi në distancë mund të jetë shumë i suksesshëm nëse bëhet siç duhet. Nxënësit e vegjël duhet të ndihmohen nga prindërit e tyre. Deficiti i madh i arsimit në distancë nuk është asimilimi i materialit, por edukimi dhe socializimi. "Studentët që janë të vëmendshëm dhe paraqiten mirë gjatë procesit të rregullt të të mësuarit, shënojnë rezultate edhe në mësimin në distancë," shtoi sindikalisti.


Biznesi bullgar këmbëngul për mbështetje financiare

Pasi dje u shpall domosdoshmëria e masave të reja kufizuese që pritet të hyjnë në fuqi më 27 nëntor, Dhoma Ekonomike Bullgare këmbënguli për një Program Kombëtar në Ndihmë të Biznesit Bullgarë. Qëllimi është që në sajë të tij të garantohet marrja e shpejtë e kompensimeve në llogari të shtetit.

Sot në letra dërguara Kryeministrit Bojko Borisov organizata të ndryshme profesionale që përfaqësojnë degë që do të preken nga bllokimi i dytë i mundshëm kërkuan nga qeveria masa ekonomike për të mbijetuar.


40 për qind prej bullgarëve e konsiderojnë Covid-19 armë biologjike

40 për qind nga bullgarët janë të mendimit se koronavirusi është një armë biologjike krijuar për të zvogëluar popullsinë e Tokës. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi i Agjencisë “Trend”.

33 për qind nga të anketuarit mendojnë se Covid-19 nuk është më i rrezikshëm se sa gripi sezonal.

Sipas 17 për qind – ky virus nuk ekziston dhe kjo është një mashtrim botëror. Në qershor 23 për qind e shprehën këtë qëndrim. Dallimi i detyrohet rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të rasteve të vdekjes, ose faktit se njerëzit tashmë njohin një person që është i sëmurë ose ka pasur koronavirus.

45 për qind mendojnë se vaksinë ekziston por ajo fshihet në mënyrë që të përhapet sëmundja edhe më tej kështu që kompanitë farmaceutike të përfitojnë.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një njësi kombëtare ndërinstitucionale do të mbikëqyrë zhvillimin e drejtë të zgjedhjeve

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..

botuar më 24-09-25 1.36.MD
Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev premtoi zgjedhje të ndershme dhe u bëri thirrje bullgarëve në vendin tonë dhe në mbarë botën të votojnë

Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..

botuar më 24-09-25 12.11.MD

Vendet e NATO-së do të jenë të sigurta kur Ukraina bëhet anëtare e plotë e Aleancës

Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të..

botuar më 24-09-25 11.33.PD