Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 263

Foto: arkiv

Nga 27 nëntori në Bullgari hyjnë në fuqi masa të reja kundërepidemike

Situata epidemiologjike në Bullgari do të zgjatet deri më 31 janar. Këtë e njoftoi Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave.

Masat e reja më të rrepta kundërepidemike vendosen nga mbrëmja e 27 nëntorit dhe do të zgjaten deri më 21 dhjetor.

Cilat janë masat e miratuara mund të lexoni KËTU.

Politika në kohën e pandemisë: shëndet apo ekonomi

Shtabi Operativ Kombëtar rekomandoi një bllokim, i cili të qetësojë ritmin e rritjes së epidemisë në Bullgari dhe presionin mbi sistemin shëndetësor. Sondazhet sociologjike tregojnë se shqetësimi mes bullgarëve i lidhur me koronavirusin po rritet. Njerëzit shqetësohen se në qoftë se sëmuren, nuk do të ketë se kush t’i shërojë dhe nuk do të marrin ndihmë adekuate. 41% e qytetarëve bullgarë  shprehin shqetësim, se nuk mund të blejnë ilaçe, tregon sondazhi i Agjencisë “Trend”. Më shumë hollësi lexoni KËTU.

42 për qind janë testet pozitive për Covid-19 nga 10 474 PCR teste

4382 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari të zbuluara nga 10 474 PCR teste. Kjo përbën 42 për qind nga njerëzit e testuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë është 129 348 veta, rastet aktive janë 86 020.

U hospitalizuan 6365 pacientë me koronavirus. Në repartet intensive  trajtohen 392 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 u konfirmua te 5126  veta nga personeli mjekësor. 182 janë tastet e reja për 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1876 veta dhe me ta numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti 40 102 veta.

Për 24 orët e fundit vdiqën 157 veta me koronavirus të konfirmuar dhe me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve është 3226.

Sistemi shëndetësor në Bullgari po punon mbi pragun e tij të qëndresës dhe të durimit

Në sfondin e statistikës për të sapo infektuarit me Covid-19, apeleve për një respektim të përpiktë të masave, që të mos të rritet presioni mbi spitalet, rasti tragjik përpara spitalit universitar në qytetin e dytë bullgar për nga madhësia Plovdiv dha një perspektivë të re rreth mendimeve reflektuese mbi kujdesin shëndetësor në vendin tonë.

Dy pacientë me koronavirus vdiqën përpara spitalit, pas një pritjeje të gjatë që të pranohen për një trajtim intensiv në repartin e specializuar. Prokuroria e reflektoi çështjen në vetvete, duke treguar gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor në Bullgari. Gjendja është tepër shqetësuese jo që dje, për sistemin e pa reformuar alarmoi dhe ministri i resorit  profesor Kostadin Angellov, sipas të cilit momenti tani nuk është i përshtatshëm për reforma radikale. Më shumë hollësi lexoni KËTU.

Sektori i bujqësisë është ndër më pak të prekurit nga pandemia

Vlera e shtuar bruto e krijuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim në vitin 2019 arriti gati 3.9 miliard levë (rreth 2 miliardë euro), një rritje prej 4.1% krahasuar me 2018. Këtë e tregon analiza në raportin vjetor mbi gjendjen dhe zhvillimin e bujqësisë të miratuar nga qeveria.

Sipas të dhënave paraprake, në tremujorin e parë të vitit 2020 vlera e shtuar bruto e formuar nga sektori i bujqësisë u rrit me 0.7%, dhe në tremujorin e dytë u tkurr me 2.1%. Sipas analizës, kjo do të thotë se sektori i bujqësisë mbetet më pak i prekur nga kriza me pandeminë COVID-19 sesa sektorët e tjerë të ekonomisë, sipas Ministrisë së Bujqësisë.

Dy kopshte fëmijësh në Sofje do të punojnë për fëmijët e mjekëve që luftojnë në vijën e parë kundër Covid-19

Pasi sot u shpall se për shkak të masave kundërepidemike kopshtet e fëmijëve do të mbyllen përkohshëm Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova mori vendim për hapjen e dy kopshteve të posaçme për fëmijët e personelit mjekësor që lufton në vijën e parë kundër Covid-19. Dy kopshtet e fëmijëve ndodhen afër spitaleve kryesore në kryeqytet.

“Jemi të detyruar t’u japim siguri mjekëve, infermiereve dhe sanitarëve, të cilët aktualisht mjekojnë 2142 pacientë. Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për ta”, shkroi Jordanka Fandëkova në profilin e saj në Facebook.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanimir Mihajllov

Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore

Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, Stanimir Mihajllov. Vendimi u mor me 116 vota "pro", 56 nga PP-DB "kundër" dhe asnjë abstenim. Përfundimi i parakohshëm i mandatit të Mihajllovit, i votuar për shkak..

botuar më 24-04-17 3.58.MD
Kostadin Kostadinov

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ka bërë të ditur se po i paraqesin kërkesë për mosbesim qeverisë së përkohshme të Dimitër Gllavçevit. 67 deputetë të “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) kanë..

rinovuar më 24-04-17 3.24.MD
Kornelija Ninova

BSP dëshiron që presidenti të zëvendësojë kryeministrin në detyrë

Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, me një deklaratë në emër të grupit parlamentar, i bën thirrje presidentit Rumen Radev që të zëvendësojë kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev. Ajo iu drejtua kreut të shtetit me një apel që të mos bëjë pazare..

botuar më 24-04-17 12.13.MD