Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 264

Foto: arkiv

Planifikojnë vaksinim kundër Covid-19

Qeveria po propozon lidhjen e një kontratë për blerjen e vaksinës Janssen kundër koronavirusit, sipas një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është paraqitur në parlament. Propozohet që parlamenti të miratojë pjesëmarrjen e Bullgarisë në marrëveshjet paraprake për blerjen e 4 vaksinave të tjera kundër Covid-19 - Astra Zeneca, Sanofi, Pfizer dhe BioNTech.

Aktualisht është duke u përpunuar një plan për vaksinimin në Bullgari kundër koronavirusit, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov për televizionin bTV. Ka dy drejtime. Do të aplikohet prioriteti evropian, sipas të cilit së pari duhet të fillojë vaksinimi i njerëzve më të rrezikuar që janë në vijën e parë. Pas kësaj do të vaksinohen të moshuarit dhe pastaj të gjithë të tjerët, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.

Numër rekord i të shëruarve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

3712, ose 42.08% e gjithsej 8820 PCR testeve të bëra gjatë24 orëve të fundit janë pozitive, tregon Portali Unik Informativ.

87 073 janë rastet aktive. 6548 pacientë u shtruan në spital. 410 janë në repartet e kujdesit intensiv.

2518 njerëz u shëruan. Numri i përgjithshëm i të mbijetuarve që nga fillimi i pandemisë është 42 620. 141 njerëz vdiqën me Covid-19 gjatë harkut të shënuar kohor. Me ta, viktimat e pandemisë në Bullgari arrijnë në 3367 persona.

Sipas Sistemit Kombëtar të Informacionit, infeksioni me koronavirus është konfirmuar për 5 280 personel mjekësor që nga fillimi i pandemisë. 154 janë rastet e reja për 24 orët e fundit.

Vdiq një nga tenorët më të suksesshëm bullgar Kamen Çanev

Vdiq këngëtari i famshëm botëror i operës Kamen Çanev, njoftoi BNT. Çanev u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spitalin në Stara Zagora për trajtim. Pas shtrimit në spital, miqtë e këngëtarit kërkonin urgjentisht plazmë rekonvalescente të gjakut për kurimin e tij.

Çanev ishte tenori më i suksesshëm bullgar me karrierë ndërkombëtare. Ai ishte solist në Operën dhe Baletin Kombëtar - Sofja dhe në Opera e Pragës, Republika Çeke. Kamen Çanev ka interpretuar repertorin kryesor për tenorë në Bullgari dhe në skenat kryesore të operës në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu Operën Shtetërore të Vjenës dhe Arena Di Verona.

U prehtë në paqe!

KE-ja miratoi ridrejtimin e 511 milion euro për të ndihmuar ekonominë bullgare

Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në programin bullgar “Inovacionet dhe Konkurrenca”, i cili do të lejojë mobilizimin e 511 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi i Kohezionit. Ata do ta ndihmojnë ekonominë bullgare në luftën e saj kundër pasojave të krizës së koronavirusit, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.

Mbështetja financiare përfshin grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, garanci kredie etj.

Sipas Komisionares së BE-së për Kohezionin dhe Reformën Eliza Ferreira, masat kanë qëllime afatshkurtra për ta lehtësuar krizën dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja shtesë evropiane për rimëkëmbjen e tij ekonomike.

Humbjet për Produktin e Brendshëm Bruto mund të arrijnë 500 mln euro

Si Ministër i Ekonomisë nuk desha ta mbyllnim sektorin, por e rëndësishmja është se kjo është vetëm për 3 javë. Më 21 dhjetor biznesi përsëri do të punojë. Ne duhet të marrim parasysh situatën e epidemisë dhe të mendojmë për shëndetin e njerëzve. "Që të kemi një ekonomi të mirë, ne duhet të kemi një popull të shëndetshëm," tha para BNT Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov.

Krejtësisht i mbyllur është sektori i restoranteve. Tregtia mbetet e hapur, me përjashtim të qendrave tregtare. Për të mbështetur ekonominë, do të duhet të investojmë edhe 200 milion euro. Tani për tani nuk parashikohet zgjatje e moratoriumit për kreditë. Sipas skenarit më pesimist, humbjet për PBB-në do të jenë 500 milion euro, por kjo mund të kompensohet, beson Kryeministri Borisov.

Masa “Punësim për ty” do të përkrahë emërimin e të papunëve

Që nga sot biznesi mund të aplikojë në kushte më të favorshme në kuadrin e masës “Punësim për ty”, në kuadrin e së cilës sigurohet punësim i subvencionuar për të papunët. Për këtë qëllim janë siguruar 160 mln leva (82 mln euro) dhe janë shpërndarë sipas parimit të kuotës në mbarë vendin

Biznesi tashmë do të marrë subvencionim për paga dhe sigurime të të papunëve për gjashtë muaj dhe jo për tre. Mirëpo, tani ai nuk do të jetë i detyruar të ruajë të gjithë punonjësit e emëruar për periudhën në fjalë në përputhje me subvencionin, siç ishte deri tani.

Në punë për llogari të punëdhënësit tashmë do të mbeten 75% e punonjësve të emëruar për një periudhë prej tre muajsh.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD