Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 266

Foto: Radio Vidin

Shpallën sektorët, ku punonjësit do të marrin mbështetje prej 12 eurosh në ditë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva bëri të ditur me një urdhër aktivitetet ekonomike, ku punëtorët mund të marrin kompensim prej 24 leva / 12 euro / për një ditë pune 8-orëshe për shkak të kufizimeve shtesë të futura lidhur me pandeminë Covid-19 në periudhën nga 27 nëntori deri me 21 dhjetor.

Sigurohet mbështetje për punonjësit në bare, birrari, kafene, qendra gjuhësore dhe qendra të tjera arsimore, në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, për organizatorët e kongreseve dhe konferencave, për punonjësit qe merren me trajnime të ndryshme, për ata që punojnë në muze dhe teatro.

Nëse masat vazhdojnë, punonjësit do të kenë të drejtën të marrin mbështetje financiare për jo më shumë se 60 ditë.

3327 janë rastet e reja të koronavirusit nga 9179 PCR teste

3327 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të realizuara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 36.25% e 9179 PCR testeve të kryera.

Numri më i lartë i rasteve të regjistruara është në Sofje - 754, Plovdiv - 322, Varna - 266 dhe Stara Zagora - 248 persona, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Ka 6647 persona me infeksion koronavirus në spitale, 436 janë në repartet intensive. Gjatë 24 orëve të fundit 1865 njerëz u shëruan dhe 151 pacientë me Covid-19 vdiqën. Janë regjistruar zyrtarisht 89 535 raste aktive.

Muaji më i fortë për turizmin dimëror është gati të dështojë në Bansko

Masat më të rrepta për të kufizuar koronavirusin janë vonuar. Ky është mendimi i degës turistike në vendpushimin e skive Bansko në malin Pirin. Muaji më i fortë i dimrit është gati të dështojë. Ideja e Gjermanisë për të mbyllur vendpushimet dimërore në të gjithë Evropën tashmë po ka një ndikim të rëndë në industrinë bullgare. Rezervimet anulohen në masë. Industria e turizmit këmbëngul të lejohet të paktën restorantet e hotelet të punojnë vetëm për mysafirët në vendet e akomodimit, meqenëse ushqimi në dhoma zvogëlon cilësinë e shërbimit dhe i bën masat e jashtëzakonshme të sigurisë të pakuptimta, njoftoi reporterja jonë Keti Trençeva.

Hotelierët dhe pronarët e restorantëve duan lehtësimin e masave anti-epidemike

Shoqata bullgare e hotelierëve dhe restoratorëve insiston që të rishikohet urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov, i cili ndalon punën e restoranteve në hotele, transmetoi BTA. Kufizimet në vendet e ngrënies në hotele në të vërtetë ndalojnë punën e hoteleve, megjithëse ato nuk janë mbyllur zyrtarisht, sipas shoqatës.

Fëmijë sportistë dhe trajnerët e tyre protestuan kundër ndalimit të trajnimeve

Fëmijë sportistë, trajnerët dhe prindërit e tyre protestuan në Sofje kundër urdhrit për mbylljen e sallave sportive dhe ndërprerjen e procesit të trajnimeve për personat nën 18 vjeç. “Për një sportist është katastrofike të mos stërvitet për një muaj. Këta janë fëmijë që janë sportistë profesionistë, shkojnë në ngjarje ndërkombëtare dhe çdo ditë jashtë sallës është një humbje e madhe për ta", shpjegoi për Nova TV trajnerja e gjimnastikës ritmike Diana Mlladenova. Ajo theksoi se fëmijët respektojnë të gjitha masat në salla dhe distanca është e mjaftueshme.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD