Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e të infektuarve me Covid-19 për të dytën ditë me radhë

Foto: BGNES

1792 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit pas 4928 testeve të kryera PCR. Rastet pozitive janë 36.3%, sipas Portalit Unik Informativ. 105 nga të sapo regjistruarit janë nga personeli mjekësor. Numri i rasteve aktive është 90 219. Kështu, që nga fillimi i epidemisë numri total i të regjistruarve me koronavirus shkoi në 141 747 veta. 6830 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 431 në repartet intensive.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 1039, me të cilët numri i i përgjithshëm arriti 47 779 veta.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 69 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes në 3,749.

Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë bërë gjithsej 964,461 teste PCR.