Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë dhe konraprotestë në qendër të Sofjes

Foto: BGNES

Policë dhe zjarrfikës nga mbarë vendi dolën për një protestë të dytë kombëtare në qendër të Sofjes, që të kërkojnë rritje të pagave të tyre, transmetoi reporteri i BNR-së Nikollaj Hristov.

Nëpunësit e rendit publik nuk janë kënaqur për rritjen e pagave të tyre me 15% dhe ngulin këmbë për rritje prej 30%. Argumenti i tyre është se ata gjithashtu janë në linjën e parë kundërepidemisë së Covid-19.

Disa metra larg protestuese para Parlamentit u zhvillua një kontraprotestë e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga iniciativa “Sistemi na vret”. Pjesëmarrësit në kontraprotetsë ngukën këmbë që policët të kërkojnë së pari reformë në sistem dhe ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj protestuesve të tjerë dhe që pas kësaj të kërkojnë rritje të pagave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD