Policë dhe zjarrfikës nga mbarë vendi dolën për një protestë të dytë kombëtare në qendër të Sofjes, që të kërkojnë rritje të pagave të tyre, transmetoi reporteri i BNR-së Nikollaj Hristov.
Nëpunësit e rendit publik nuk janë kënaqur për rritjen e pagave të tyre me 15% dhe ngulin këmbë për rritje prej 30%. Argumenti i tyre është se ata gjithashtu janë në linjën e parë kundërepidemisë së Covid-19.
Disa metra larg protestuese para Parlamentit u zhvillua një kontraprotestë e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga iniciativa “Sistemi na vret”. Pjesëmarrësit në kontraprotetsë ngukën këmbë që policët të kërkojnë së pari reformë në sistem dhe ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj protestuesve të tjerë dhe që pas kësaj të kërkojnë rritje të pagave.Nis nga puna regjistri elektronik për vaksinimin kundër Covid-19 Regjistri i vetëm për ata që dëshirojnë të vaksinohen do të jetë i hapur më 4..
Numri i të shtruarve në spital po rritet 1154 janë rastet e reja të Covid-19, sipas Portalit Kombëtar të Informacionit. Me 6182 teste të..
45 752 janë votuesit në qendrën më të populluar të votimit në Bullgari. Ata kanë të njëjtën adresë, e cila është adresa e administratës së Rajonit..