Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 267

Parashikojnë TVSH zero për vaksinat kundër Covid-19

Korrigjimi në Ligjin për TVSH-në është parashtruar në Parlament, ndërsa përmasa do të jetë në fuqi deri në fund të 2022-ës, transmetoi BTA.

Kryeministri Bojko Borisov deklaroi më herët se vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë falas dhe sipas vullnetit të qytetarëve. Propozohet dhe tatim zero për testet për Covid-19 për procedurat invitro.

Me ndryshimet rregullohet edhe regjimi me Britaninë e Madhe. Pas 1 janarit Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut duhet të konsiderohen si vende të treta për BE-në, por propozohet kur transporti realizohet vetëm deri në Irlandën e Veriut TVSH-ja për furnizimin të jetë si për një vend anëtar të BE-së.

Ulje e të infektuarve me Covid-19 për të dytën ditë me radhë

1792 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit pas 4928 testeve të kryera PCR. Rastet pozitive janë 36.3%, sipas Portalit Unik Informativ. 105 nga të sapo regjistruarit janë nga personeli mjekësor. Numri i rasteve aktive është 90 219. Kështu që nga fillimi i epidemisë numri total i të regjistruarve me koronavirus shkoi në 141 747 veta. 6830 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 431 në repartet intensive.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 1039, me të cilët numri i i përgjithshëm arriti 47 779 veta.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 69 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes në 3,749.

Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë bërë gjithsej 964,461 teste PCR.

Një grup i dytë vullnetarësh do t’i ndihmojnë mjekët në spitalet ushtarake

Një grup i dytë prej ushtarakësh nga formacione të ndryshme ushtarake të ushtrisë bullgare do të përfshihen nga 30 nëntori në luftimin e Covid-19, duke i ndihmuar mjekët e Akademisë Ushtarake Mjekësore.

Vullnetarët janë shpërndarë në Akademinë Ushtarake-Mjekësore në Sofje dhe në spitalet ushtarake në Varna, Plovdiv, Pleven dhe Sliven, Një pjesë prej tyre janë përgatitur në kurset për sanitarë luftarakë, transmetoi BTA.

Bullgaria është në gatishmëri për të dalë nga kriza

Qëllimi ynë është që të dalim nga pandemia, që të mund që vitin tjetër PBB-ja të kthehet përsëri në nivelet 3.8 – 4 për qind. Pas krizës, pasi ekonomia evropiane fillon të rimëkëmbet, dhe kjo medoemos do të ndodhë me vaksinimin, do të jemi të parët që do të dalim nga ajo. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë vizitës së tij në Bullgarinë Jugore të transmetuar në Facebook.

Me rastin e kritikave ndaj buxhetit të miratuar për vitin 2021 Kryeministri iu përgjigj me të dhënat e fundit të agjencisë Standard & Poor's", e cila ripohoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2' me perspektivë stabile, si dhe me raportin e Moody's, transmetoi BTA.

Në fund të vitit papunësia do të jetë 7%

Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.

“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.

Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD