Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Сovid-19 në Bullgari: Dita e 268

Foto: arkiv

Në fund të vitit pritet të furnizohen vaksinat e para kundër Covid-19
Vaksinat e para kundër Covid-19 në Bullgari do të jenë prodhim të  Pfizer-BioNTech dhe priten të furnizohen në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në mbledhjen te Kryeministri Bojko Borisov.
Grupet në rrezik do të vaksinohen të parë. Përveç mjekëve dhe policëve, do të vaksinohen mësuesit dhe njerëzit e moshuar në azilet.
U krijua dhe logjistika për pranimin dhe ruajtjen e 125 000 dozave të vaksinës e cila duhet të ruhet në frigoriferë me temperaturë minus 70 gradë.
Kryeministri edhe një herë theksoi se vaksinat janë vullnetare dhe falas për shtetasit.


Bullgarët janë të painformuar dhe kanë frikë nga vaksinat kundër Covid-19
Mezi 22 për qind nga bullgarët janë kategorik se do të vaksinohen kundër Covid-19. Afro 1/3 do të presë derisa do të jenë të sigurt në efektin dhe në mungesën e efekteve anësore. 28 për qind janë të prirë të refuzojnë të vaksinohen nga frika nga vet vaksina. 12.2 për qind mohojnë ekzistencën e koronavirusit. Vetëm 4 për qind nuk kanë mendim.
Këtë e tregon një sondazhi i “Barometrit Bullgaria” zhvilluar në fund të nëntorit.
33 për qind përkrahin formën e mësimdhënies nga distanca deri në frenimin e pandemisë së koronavirusit. 19.5 për qind përkrahin arsimin në dhomat e klasës ndërsa 26.2 për qind mbështesin një opsion kompromisi në të cilin nxënësit e shkollës fillore do të mësojnë në shkolla. 15.3 për qind nuk kanë mendim për këtë çështje.


Sofja del nga rajonet me sëmundshmëri të lartë të Covid-19
Gjatë javës së kaluar më se 12 000 veta u shëruan nga Covid-19. Po ulet presioni mbi sistemin shëndetësor. Sofja po largohet nga zonat me sëmundshmërinë më të lartë – nga 1000 raste për 100 000 banorë. Në këtë grup mbeten vetëm qytetet Gabrovo dhe Kjustendill.
Kjo u njoftua në një mbledhje pune te Kryeministri Bojko Borisov me ministra.  
Borisov theksoi se plani për vaksinimin duhet të hartohet sa më të shpejtë sa është e mundur dhe se duhet të mbahet ekuilibri midis masave antiepidemike dhe mbështetjes për ekonominë.
Ministri i ekonomisë Laçezar Borisov tha se një masë e re në mbështetje të biznesit të mbyllur po hyn këtë javë. Një përqindje e xhiros së kompanive të njoftuar para Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave do të kompensohet.


Mbetet e lartë përqindja e rasteve të reja të Covid-19
739 janë rastet e reja të porsaregjistruara të Covid-19 në Bullgari. Kjo përbën afro 38 për qind nga 1965 PCR testet e realizuara për 24 orët e fundit. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për përhapjen e koronavirusit tek ne.
Numri i rasteve aktive në vend është 90 078. Në spital ndodhen 6 869 pacientë, 430 prej tyre në reparte intensive.
U shëruan 815 pacientë, vdiqën – 65 veta.
Që nga fillimi i pandemisë tek ne u konfirmuan 142 486 raste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i njerëzve të cilët e kaluan sëmundjen është 48 594 veta. Rastet e vdekjes janë 3 814.


Ndryshojnë  pikëpamjet e mjekëve  dhe pacienti për trajtimin e koronavrusit
Pavarësisht se autoritetet llogarisin se bëhet organizimi i domosdoshëm nëpër vende që të mund spitalet të trajtojnë rastet më serioze, pacientët alarmojnë në masë për probleme. Ankimet më të shpeshta janë për lidhjen më të vështirë me mjekët personal, për ndjenjën e një rrethi të magjepsur si rezultat nga vënia nën karantinë dhe domosdoshmëria të bëhen analiza dhe të jepet një trajtim adekuat.
Më shumë mbi këtë temë mund të lexoni këtu:


Që nga 30 nëntori deri më 21 dhjetor pa orë mësimore në shkollat dhe universitetet
Që nga 30 nëntor deri më 21 dhjetor nxënësit dhe studentët mësojnë nga distanca. Kjo është pjesë e politikes për kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Deri më 21 dhjetor mbeten të mbyllur edhe çerdhet dhe kopshtet për fëmijë. 22 dhe 23 dhjetor do të jenë ditë jo shkollore dhe kështu nxënësit do të kthehen në dhomat e klasës jo më herët se sa fillimi i janarit 2021.
Edhe studentët do të mësojnë nga distanca. Lejohet vetëm organizimi i provime shtetërore për marrjen e një specialiteti në sistemin e shëndetësisë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD