Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikohet një rënie serioze e mjeteve të cilat i dërgojnë emigrantët në Bullgari

Foto: arkiv

Një rënieеparave që emigrantët i dërgojnë në atdheun e tyre do të ketë një ndikim shkatërrues në një sërë vendesh nga regjioni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, prognozon Banka Botërore. Ekspertët parashikojnë një rënie nga 16 % të parave të dërguara nga jashtë, gjë e cila do të çojë  deri në një ngushtim të konsumit në këto shtete. Bullgaria është treguar në pozitë të pestë mes shteteve në regjion sipas vëllimit të të ardhurave nga emigrantët. Sipas vlerësimit aty nga fundi i muajit dhjetor shuma nuk do të tejkalojë 2,1 miliardë dollarë ose me 200 milionë më pak nga viti 2019.

Mbi bazën e të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, ekonomisti Gjeorgji Angjellov bën llogaritje se deri në këtë moment paratë e emigrantëve janë rreth 60% më pak. Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar ai saktësoi se ekziston një dallim i madh midis shumave që vijnë nga emigrantët e përhershëm dhe atyre të punëtorëve sezonalë.

Tek kategoria e parë ai llogarit një rënie prej mbi 90% gjatë pranverës, ku deri në këtë moment nuk ka pothuajse asnjë rivendosje. Dhe në qoftë se gjatë një viti normal paratë të cilat kanë mbërritur në vendin tonë  nga këta bullgarë  janë rreth 100 milionë euro në muaj, tani vijnë pak mbi 10 milionë euro në muaj.

Tjetërsoj është situata me paratë nga zënia sezonale, me fjalë të tjera nga njerëzit, të cilët punojnë përkohësisht në shtete të tjera, shoferë të maunave e të tjerë. “Atje po kështu kishte një rënie të madhe gjatë pranverës, por gjatë 1-2 muajve të fundit vihet re një rivendosje e konsiderueshme”- tha ekonomisti dhe vuri në dukje shuma konkrete - 20 milionë euro në muaj kanë hyrë në vendin tonë gjatë bllokimit të parë në pranverë, kurse tani këtë para arrijnë deri në 60 milionë euro në muaj.

Gjeorgji Angjellov

Të dhënat për një avancim të shpejtë ripohohen dhe me statistikën për bullgarët të cilët udhëtojnë jashtë shtetit - gjatë muajve gusht dhe shtator. Gjysmë milionë veta në muaj kanë udhëtuar jashtë shtetit.

Paratë e emigrantëve ndikojnë seriozisht  mbi konsumin në Bullgari, i cili u godit fortë gjatë pranverës. “Kishte 20% rënie nga prilli deri në qershor dhe 1/3 prej saj shpjegohet me pakësimin e parave nga emigrantët” - sqaroi Gjeorgji Angjellov. Gjatë verës së këtij viti  është llogaritur një tendencë e një rivendosjeje të shpejtë.

Bllokimi i dytë në Bullgari, si dhe ky në shumë shtete evropiane i detyron ekspertët të prognozojnë një dimër mjaft të rëndë. Shpresat janë të drejtuara ndaj pranverës, kur pritet  të ketë një zvogëlim të sëmundshmërisë  dhe një rimëkëmbje të re të ekonomive.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po vazhdon të importojë sasi të konsiderueshme prej frutash dhe perimesh

Vetëm 26% e mollëve dhe 36% e domateve të ofruara në tregun bullgar prodhohen në vend. 64 për qind importohen nga Turqia, Greqia dhe Maqedonia Veriore. 55% e trangujve janë prodhim bullgar dhe 45% importohen. 55% e patateve nuk janë bullgare, sipas..

botuar më 21-04-15 10.19.PD
Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para..

botuar më 21-04-13 5.45.MD

Pengjet ekonomike të partive në Parlamentin e ardhshëm

Me votën e tyre të fundit bullgarët treguan qartë se duan një ndryshim rrënjësor në qeveri. Për gati një vit ata demonstruan në sheshe qëllimin e tyre për t'u dhënë fund tendencave aktuale politike të cilat e mbështesin statukuon për dekada. Sidoqoftë,..

botuar më 21-04-06 1.28.MD