Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 271

Foto: BGNES

Parlamenti miratoi propozimin e qeverisë për të përfshirë Bullgarinë në marrëveshjet e BE-së për blerjen e vaksinave kundër COVID-19

Vaksina nuk do të përfshihet në kalendarin e imunizimit të Bullgarisë. Ajo do të vendoset vetëm pas pëlqimit të informuar të pacientit, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në Parlament, njoftoi BTA.

Me ndryshimet në Ligjin për Shëndetin Ministri mori të drejtën të vendosë izolim të detyrueshëm të të infekturave dhe të mbartësve të infeksionit, si dhe karantinë të detyrueshme të personave që janë në kontakt. Shkelësit e karantinës do të gjobohen me 2500 euro.

Në rast gjendjeje të jashtëzakonshme, ose të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike Ministri mund të ndalojë përkohshëm edhe eksportin e ilaçeve.

3138 janë rastet e reja të koronavirusit nga 8478 teste

3138 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara për 24 orët e fundit.

Kjo përbën 37 për qind nga 8478 PCR testet e realizuara.

Më shumë janë sapo të infektuarit në kryeqytetit – 624, Plovdiv – 337, Varna – 266, Burgas – 242.

Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

U shëruan 2206, ndërsa 159 veta me infeksionin e konfirmuar të koronavirusit vdiqën.

Në spital mjekohen 6635 pacientë me Covid-19, prej tyre 523 në reparte intensive.

Sipas të dhënave zyrtare rastet aktive në Bullgari te momenti i tanishëm janë 92 360.

Ndërkohë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bënë thirrje për të vazhduar respektimin e masave preventive shëndetësore megjithëqë pritet që vaksinimi kundër koronavirusit të fillojë muajit e ardhshëm.

Hotelet në pushimoren bregdetare Allbena mbeten të mbyllura për festat e fundvitit

Të gjitha hotelet në pushimoren Allbena në bregdetin verior bullgar mbeten të mbyllura për festat e fundvitit, megjithë mundësitë për sport dhe SPA jashtë sezonit aktiv. “Me më shumë rëndësi për të gjithë ne është të mbrojmë shëndetin e familjeve tona” tha para BNR Varna Krasimira Stojanova – përfaqësuese e Shoqatës Aksionare “Allbena”.

Në kompleks presin që sezoni i ardhshëm i verës të jetë sezon i rezervimeve në minutën e fundit.

Në pikëkalimet kufitare do të ketë broshura në gjuhë të huaj me informacion për Covid-19

Broshurat do të jenë në 9 gjuhë dhe do të përhapen në të gjitha kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët që vijnë në vend.

Mysafirët do të informohen se si destinacion Bullgaria ka vulë për siguri dhe higjienë Safe Travels Stamp nga Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm. Botimi do të jetë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, rumanisht, serbisht, greqisht, turqish dhe bullgarisht. Në të do të shënohen se çfarë masash të reja të ndërmarrin turistët në rast simptomash eventuale.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 322

Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha doc. Andrej Çorbanov nga Instituti i..

botuar më 21-01-23 5.34.MD
Doc. Kirill Karamfillov

Mutacionet e reja të Covid-19 gjithashtu sulmojnë të mbijetuarit

Njerëzit që mbijetuan koronavirusin nuk janë të mbrojtur nga infeksioni me variantet e tij të reja, tha për Nova TV Doc. Kirill Karamfillov, shef i repartit të kardiologjisë invazive në Spitalin Aleksandrovska. “Ka disa mutacione të..

botuar më 21-01-23 4.33.MD
Doc. Andrej Çorbanov

Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit

Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha Doc. Andrej Çorbanov nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Bullgare të Shkencave për Radio Varna...

botuar më 21-01-23 4.07.MD