Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 6 dhjetor rumunët do të votojnë për parlament

Për më datë 6 dhjetor janë caktuar zgjedhjet parlamentare në Rumani. Që të mund të aderohen ndaj procesit zgjedhor dhe rumunët jashtë shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme Rumune organizoi 748 seksione zgjedhore jashtë kufijve të vendit. Ato janë me 331 më shumë nga viti 2016, kur jashtë shtetit kishte 417 seksione, njoftoi Agerpres. Ashtu si seksionet në vend, ato u përgjigjen të gjitha masave kundra infektimit me Covid-19. Më të shumta janë seksionet zgjedhore rumune në Spanjë - 140, dhe Itali - 137. Për lehtësinë e votuesve, seksionet jashtë shtetit do të punojnë dy ditë - më 5 dhe 6 dhjetor. Sipas sociologëve Partia Nacional- Liberal në pushtet do të marrë mbi 28% nga votat, Social Demokratët e opozitës do të kenë rreth 24%. E treta është partia reformiste Bashkim për Shpëtimin e Rumanisë-PLUS me 18%, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Nuk ka shans që deri në fund të vitit 2020, Serbia të hapë një kapitull të ri në negociatat me Bashkimin Evropian

Serbia nuk do të hapë deri në fund të vitit asnjë kapitull të ri në negociatat për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sepse shumë vende nga bashkësia mendojnë se, autoritetet në Beograd, pavarësisht nga premtimet, nuk kanë realizuar reformat e duhura në fushat kryesore. Në Bruksel janë të pakënaqur nga mungesa e përparimit në fushat e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe lirisë së shprehjes, transmetoi Beta News Agency.  Burime në Komisionin Evropian dhe në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian sqaruan për agjencinë, se diskutimet e fundit përpara takimit të liderëve të Bashkimit Evropian tregojnë se, nuk ka mundësi që të merret vendim për hapjen e të paktën një kapitulli, diçka, që përpara konsiderohej si e mundur.

Shumica e turqve kanë frikë nga Covid vaksinat

51% nga popullsia e Turqisë nuk u beson vaksinave kundra Covid-19, tregon një studim sociologjik i Agjencisë “ANDY-AR”. 14% nga të anketuarit janë përgjigjur , se nuk kanë nevojë prej vaksinimi. Kurse 14% janë përgjigjur se kanë frikë dhe në bazë të këtij shkaku nuk do të vaksinohen. Sipas ekspertëve, që të ndalohet shpërndarja e epidemisë në Turqi, e cila gjatë disa javëve të fundit kërcënon me kolaps sistemin shëndetësor të vendit, duhet të vaksinohet të paktën 60% nga popullsia. Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se vaksinimet në Turqi do të fillojnë më 11 dhjetor. Sipas të njëjtit studim 43% nga turqit janë të mendimit se, më shpresëdhënëse do të jetë vaksina turke, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Shkupi nuk  dëshiron që "harta rrugore" me Bullgarinë të jetë në kornizën negociuese të Bashkimit Evropian

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mendon se “harta rrugore” për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë,për të cilën këmbëngul Sofja, duhet të jetë jashtë kornizës negociuese me Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski, i cituar  nga agjencia MIA. Arsovski tha se, në këtë moment  me këmbënguljen e Bullgarisë zhvillohen bisedime për Korridorin numër 8, për përshpejtimin e punës së Komisionit të Përzier Historik, për ndalimin e gjuhës së urrejtjes e tema të tjera. E gjithë kjo është në drejtim të formimit të besimit në proces. Marrëveshja është një  dokument serioz dhe nuk ka nevojë prej një marrëveshje të re ose aneks. Ajo e cila duhet të bëhet është që të sqarohet dhe të detajohet në një dokument  shoqërues. Në këtë drejtim është dhe harta rrugore”, plotëson Arsovski.  

Mali i Zi dhe Serbia debatojnë për historinë pas vitit 1918

Ministria e Punëve të Jashtme në Podgoricë e shpalli për person non grata ambasadorin e Serbisë Vladimir Bozhoviç. Shkaku është deklarata e tij se, Kuvendi i Madh Popullor nga viti 1918, i njohur akoma si Skupshtina e Podgoricës, ka shprehur vullnetin e lirë të popullit të Malit të Zi të bashkohet me Serbinë. Sipas qeverisë së tanishme të Malit të Zi, ngjarja përpara 102 vjetëve në mënyrë të paligjshme heq sovranitetin malazez. Mali i Zi është vendi i vetëm fitues në Luftën e Parë Botërore, e cila pas fundit të konfliktit zhduket. Skandali shpërtheu disa ditë përpara  se parlamenti i ri malazez  të shpallë qeverinë e koalicionit  të Zdravko Krivokapiç, e cila deklaroi gatishmëri të përmirësojë marrëdhëniet e veta me Beogradin.

Ambasadori amerikan në Athinë e mirëpriti porosinë për një F-35 nga Greqia

Përshëndesim vendimin e Greqisë për të blerë gjuajtës luftarak amerikanë F-35 për forcat e saj ajrore, deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Athinë Xhefri Pajat. “Sinjalizuam se i përkrahim furnizimet dhe po punojmë në një bashkëpunim të ngushtë mbi një program të ardhshëm për fitim, i cili do të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të Greqisë, do të sigurojë  ndërveprimin operativ me ushtrinë amerikane dhe do të përmirësojë stabilitetin regjional”, tha Pajat.  Diplomati shtoi  se blerja e avionëve është një proces shumëvjeçar, i cili në mënyrë të natyrshme do të mbi ndërtojë sukseset, e realizuara në programin grek për modernizimin e F-16 Viper” transmetoi agjencia BGNES

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD