Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani i rimëkëmbjes mund të ndihmojë për rritjen e PBB-së së Bullgarisë me rreth 20%

Foto: arkiv

Gjatë diskutimit mbi prezantimin e shtyllës së dytë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë - "Bullgaria e Gjelbër", Zëvendës Kryeministri Tomislav Donçev theksoi se Bullgaria duhet të synojë të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) me rreth 20%, njoftoi BTA. Donçev kujtoi se Bullgaria është aderuar me BE-në me një PBB prej gati 31% të mesatares evropiane dhe aktualisht PBB ka arritur në 51%.

Qëllimi është që vendi ynë të arrijë 70 për qind në kuadrin e 10 viteve. Donçev vuri në dukje se Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një instrument për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva para bujqësisë bullgare hapen mundësi për t’u përfshirë në Planin e Rimëkëmbjes. Gjatë diskutimit publik me anë të një video konference mbi shtyllën e dytë të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë "Bullgaria e Gjelbër", Taneva vuri në dukje se efekti i drejtpërdrejtë i planit është kontrolli objektiv mbi sistemet e menaxhimit të masave për të mbështetur sektorin.


Më shumë nga rubrika

Dimitër Margaritov

Mallra të rrezikshëm në treg në lidhje me Covid-19

Alkooli për ndezje i shitur si një dezinfektues, dhe hipnozë me efekt psikologjik kundër koronavirusit janë dy prej mallrave të rrezikshëm të ofruara në tregun bullgar që nga fillimi i epidemisë, tha para BNR Dimitër Margaritov, kryetar i..

botuar më 21-03-08 2.56.MD

Kontrollojnë cilësinë e ushqimit për njerëzit në nevojë sociale

Organi Administrues i Programit Operativ Evropian të Ushqimit po fillon një inspektim të zbatimit të projektit “Dreka e nxehtë në kushtet e pandemisë Covid-19”, njoftoi Ministria Sociale. Gati 60 000 njerëz të varfër dhe të vetmuar përfitojnë nga masa,..

botuar më 21-03-08 12.28.MD
Prof. Todor Kantarxhiev

Asnjë version brazilian, afrikano-jugor ose nigerian i Covid-19 nuk është zbuluar tek ne

Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Deri më tani, asnjë mutacion brazilian,..

botuar më 21-03-08 11.27.PD