Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani i rimëkëmbjes mund të ndihmojë për rritjen e PBB-së së Bullgarisë me rreth 20%

Foto: arkiv

Gjatë diskutimit mbi prezantimin e shtyllës së dytë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë - "Bullgaria e Gjelbër", Zëvendës Kryeministri Tomislav Donçev theksoi se Bullgaria duhet të synojë të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) me rreth 20%, njoftoi BTA. Donçev kujtoi se Bullgaria është aderuar me BE-në me një PBB prej gati 31% të mesatares evropiane dhe aktualisht PBB ka arritur në 51%.

Qëllimi është që vendi ynë të arrijë 70 për qind në kuadrin e 10 viteve. Donçev vuri në dukje se Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një instrument për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva para bujqësisë bullgare hapen mundësi për t’u përfshirë në Planin e Rimëkëmbjes. Gjatë diskutimit publik me anë të një video konference mbi shtyllën e dytë të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë "Bullgaria e Gjelbër", Taneva vuri në dukje se efekti i drejtpërdrejtë i planit është kontrolli objektiv mbi sistemet e menaxhimit të masave për të mbështetur sektorin.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 360

Po flitet për “modelin bullgar” të përballimit të pandemisë Kriza ka treguar se nuk ka asnjë vend që mund ta kapërcejë pandeminë më vete. Bota po flet për “modelin bullgar”, për ekuilibrin që gjetëm që të mbrojmë jetën e njerëzve pa e..

botuar më 21-03-02 6.05.MD

Tashmë dihen numrat e partive në fletëvotimin zgjedhor

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hoq shorti për numrat e partive dhe të koalicioneve, me të cila ato do të shkruhen në fletëvotim. Ja numrat e atyre kryesore, sipas prognozave të sociologëve : GERB do të jetë me Nr. 28, “Partia..

botuar më 21-03-02 5.47.MD

Më shumë pacientë me Covid-19 ka në Sofje, Plovdiv dhe Burgas

Shumica e pacientëve me Covid-19 janë shtruar në spitalet në Sofje - 1153, në Plovdiv - 447 dhe në Burgas - 428, sipas të dhënave të publikuara sot nga Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore, njoftoi BTA. Informacioni është që nga 28..

botuar më 21-03-02 5.23.MD