Gjatë diskutimit mbi prezantimin e shtyllës së dytë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë - "Bullgaria e Gjelbër", Zëvendës Kryeministri Tomislav Donçev theksoi se Bullgaria duhet të synojë të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) me rreth 20%, njoftoi BTA. Donçev kujtoi se Bullgaria është aderuar me BE-në me një PBB prej gati 31% të mesatares evropiane dhe aktualisht PBB ka arritur në 51%.
Qëllimi është që vendi ynë të arrijë 70 për qind në kuadrin e 10 viteve. Donçev vuri në dukje se Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një instrument për arritjen e këtij qëllimi.
Sipas Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva para bujqësisë bullgare hapen mundësi për t’u përfshirë në Planin e Rimëkëmbjes. Gjatë diskutimit publik me anë të një video konference mbi shtyllën e dytë të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë "Bullgaria e Gjelbër", Taneva vuri në dukje se efekti i drejtpërdrejtë i planit është kontrolli objektiv mbi sistemet e menaxhimit të masave për të mbështetur sektorin.
Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë kryer 12645 teste për koronavirus, nga të cilat janë identifikuar 1 822 raste të reja. 503 prej tyre janë në Sofje, 194 - në Burgas, 139 - në Plovdiv. Mostrat pozitive janë 14.41%, tregojnë të dhënat e..
Disa spitale në Sofje i pezulluan “Korridoret e Gjelbra” – vaksinat mbaruan Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër Covid-19 në kuadrin e të ashtuquajturave "Korridore të Gjelbra" në institucionin mjekësor është..
Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/. Kështu tërë informacioni i agjencisë tashmë do të përhapet falas, njoftoi vetë BTA. Deri më tani ligji parashikonte shpërndarjen e informacionit..
Disa spitale në Sofje i pezulluan “Korridoret e Gjelbra” – vaksinat mbaruan Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje njoftoi se imunizimi kundër..
Ekspedita e 29-të Kombëtare Antarktike mbërriti në ishullin Livingston, ku ndodhet stacioni polar bullgar "Shën Klementi i Ohrit ", njoftoi Instituti..
BE-ja nuk punon si Jugosllavia dhe këtë ia themi Shkupit që nga viti 2019. Mesazhi ynë i vetëm ndaj tyre është që të flasin me ndershmëri, jo përmes..