Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 272

Foto: arkiv

U miratua Plani Kombëtar për Vaksinimin kundër Covid-19

Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave u miratua Plani Kombëtar për Vaksinimin kundër Covid-19. Këtë e njoftoi në një brifing Ministri i

Shëndetësisë profesor Kostadin Angellov. Në hartimin e planit u shfrytëzuan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në përputhje me veçoritë e shëndetësisë bullgare. Plani është i hapur për aktualizim në varësi të situatës, theksoi ministri. Parashikohet që vaksinat të vendosen në pesë etapa sipas parimit vullnetar. Më shumë hollësi mund të lexoni KËTU.

3280 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit

3280 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 36 për qind nga 9082 PCR testet. Më shumë të infektuar u regjistruan në Sofje -550, Burgas – 378, Varna – 359, Pllovdiv – 321. Këtë e tretojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Në spital trajtohen 6766 pacientë me koronavirus, prej tyre 523 në reparte intensive. Për 24 orët e fundit u shëruan 1935 veta ndërsa 156 vdiqën. Që nga  fillimi i pandemisë te personeli mjekësor u zbuluan 6624 raste të koronavirusit, prej tyre 205 për 24 orët e fundit.

Bullgaria është në vendin e 12-të në BE për nga sëmundshmëria nga Covid-19

Në një brifing pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave kryeinspektori shëndetësor shtetëror Angell Kunçev njoftoi se sëmundshmëria nga Covid-19 në Bullgari për herë të parë që prej 3-4 javëve është ulur nën 600 për 100 000 veta të popullsisë. Kjo na radhit të 12-të në BE për nga sëmundshmëria. Ai shtoi se vdekshmëria 14-ditore mbetet e lartë dhe për nga ky tregues jemi në vendin e parë në BE. Pasi më 27 nëntor u vendosën masa suplementare antiepidemike pritet që pas 10-14 ditësh të regjistrohet ulja e numrit të njerëzve me infeksionin e koronavirusit në spitalet dhe në repartet intensive, si dhe e të vdekurve. Ndërkohë parlamenti miratoi në lexim të parë korrigjime ligjore për çlirim të përkohshëm nga TVSH të furnizimeve të vaksinave dhe testeve për Covid-19.

90 për qind e mjekëve e përgjithshëm mendojnë se Covid-19 nuk është arsye për pranimin e antibiotikëve

90 për qind e mjekëve të përgjithshëm nuk mendojnë se infektimi me Covid-19 është arsye për trajtimin me antibiotikë. Këtë e tregon një anketim online i Shoqatës Kombëtare të Mjekëve të Përgjithshëm në Bullgari. Këtë e njoftoi për BNR docenti Ljubomir Kirov, kryetar i shoqatës. Sipas 700 prej mjekëve të anketuar testet e shpejta të antigjenit duhet të konsiderohen baras me testet e tjera dhe të shfrytëzohen për hospitalizim në rast ndërlikimi të gjendjes shëndetësore të pacientit.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD