Bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes për heqjen e vetos bullgare mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE vazhdojnë.
Në një intervistë për RKB përfaqësuesi i ri special i Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski tha se emërimi i tij është një sinjal serioz se po kërkohet zgjidhje e përbashkët e çështjeve të diskutueshme e cila të mos jetë në dëme të asnjërës prej palëve. “Ne kemi qëllime të sinqerta dhe duam të vërtetojmë se besojmë në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë”, theksoi Buçkovski.
Ai tha se është optimist se shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët kanë histori të përbashkët mund të gjejnë zgjidhje për të.
Buçkovski shprehu zhgënjimin me veprimet e opozitës në Maqedoninë e Veriut, por theksoi se këto janë probleme të brendshme të cilat vet shteti duhet të zgjidhë.
Shqipëria vendosi karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Republika e Maqedonisë Veriore. Masa, e cila..
Vendi ynë ka regjistruar një rekord të ri të vaksinave të bëra në ditë. Këtë e bëri ti ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Shëndetësisë në..
Nuk do të kandidojë për President! Këtë e shkroi në Facebook Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov. “Nëse ata e lënë Rumen Radevin të luftojë..