Bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes për heqjen e vetos bullgare mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE vazhdojnë.
Në një intervistë për RKB përfaqësuesi i ri special i Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski tha se emërimi i tij është një sinjal serioz se po kërkohet zgjidhje e përbashkët e çështjeve të diskutueshme e cila të mos jetë në dëme të asnjërës prej palëve. “Ne kemi qëllime të sinqerta dhe duam të vërtetojmë se besojmë në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë”, theksoi Buçkovski.
Ai tha se është optimist se shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët kanë histori të përbashkët mund të gjejnë zgjidhje për të.
Buçkovski shprehu zhgënjimin me veprimet e opozitës në Maqedoninë e Veriut, por theksoi se këto janë probleme të brendshme të cilat vet shteti duhet të zgjidhë.
Me 163 vota pro dhe 75 abstenim, Kuvendi Popullor zgjodhi Iva Miteva - Rupçeva nga "Ka një popull të tillë" si kryetare e Legjislaturës së 45-të të Kuvendit Popullor. Vetëm deputetët e GERB-SDS abstenuan. Për kandidaturën tjetër - të Cveta..
2517 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 16.5% e 15 297 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes – 599, pasuar nga Plovdivi me 228,..
Bullgaria pret që të arrijë imunitet kolektiv deri në qershor Deri në qershor do të mbërrijnë sasi të mjaftueshme të vaksinave të ARN dhe ne do të jemi në gjendje të krijojmë imunitet kolektiv. Këtë e tha para BNT prof...
Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur..
Fushata e parë për nga lloji i vet arsimore “Pylli dhe ndryshimet klimatike” me pjesëmarrjen e ekspertëve në pedagogjinë pyjore do të zhvillohet në..